Një mbishkrim cirilik nga koha e Mbretit Simeon i Madh u zbulua në kështjellën “Ballëk Dere” afër fshatit Huhlla në rajonin e qytetit Ivajllovgrad, njoftoi ekipi i arkeologut nga Muzeu Historik Kombëtar Ivajllo Kënev. Mbishkrimi është një amulet me lutje të shkruar mbi një pllakë plumbi. Ka 7 rreshta në njërën anë dhe 4 rreshta në anën e pasme. Gjatë konservimit u lexuan emrat e kërkuesve Nikolla dhe Pavell, transmeton BTA.
Pllaka u gjet në një shtresë kulturore e datuar nga fillimi i shekullit të X. Kjo u jep shkencëtarëve arsye të besojnë se ata zbuluan një nga tekstet më të hershme të njohura cirilike. Mbishkrimet e vjetra bullgare të ngjashme, gjeografikisht më të afërta, janë dy amuletet e shekujve të X - XI të gjetura në rajonet e qyteteve Kërxhali dhe Haskovo. Sipas Ivajllo Kënev, në kështjellën “Ballëk Dere” kishte një garnizon bullgar gjatë marshimit të mbretit Simeon në Kostandinopojë dhe pllaka i përkiste luftëtarëve të tij.
Shkencëtarët e Institutit për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave studiojnë 37 kisha bullgare prej disa vitesh për të paraqitur një përshkrim sistematik të pikturës monumentale kishtare të shekullit të ХVІ -të në trojet..
Dita e Botevit dhe e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, 2 qershor, është ndër datat historike të shoqërisë sonë. Megjithatë, si e konceptojnë bullgarët modernë lirinë dhe pse ne i nderojmë heronjtë bullgarë vetëm një..
Belene është një qytet i vogël në brigjet e lumit të Danubit, i lidhur në imagjinatën tonë më së shumti me kampin e përqendrimit në ishullin përballë Persin , ku, pa gjyq dhe dënim, janë burgosur dhe torturuar armiqtë e regjimit komunist. Por për..
Shkencëtarët e Institutit për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave studiojnë 37 kisha bullgare prej disa vitesh për të paraqitur..