Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbreti Simeon i Madhi

Në historinë bullgare ka figura të shquara, sinjifikative, të cilat të gjithë i njohin mirë. Emrat dhe bëmat e tyre lidhen me periudha me rëndësi vendimtare të së kaluarës sonë. Midis këtyre figurave spikat biri i Khanit Boris I, Simeoni, i mbiquajtur i Madhi. Simeoni është sinonimi i asaj kohe e cila quhet “Shekulli i artë i kulturës bullgare - gjysma e parë e shekullit X. Kjo periudhë që mban vulën e djalit të Borisit, paracaktoi në shkallë të madhe zhvillimin e pastajmë të Bullgarisë.

Khani Boris, gjatë sundimit të të cilit bullgarët pranuan fenë e krishterë, kishte gjashtë fëmijë. Djali i tij më i madh, Vlladimir-Rasate, ishte trashëgimtari i fronit, ndërsa Simeoni, i cili nga mosha vinte i treti, përgatitej për t`u vënë në krye të kishës bullgare. Arsimin Simeoni e kreu në universitetin më të vjetër të Evropës, në Shkollën e Magnaurës të Bizantit. Profesorët e quanin “gjysmë grek”, për shkak se zotëronte shkëlqyeshëm gjuhën greke dhe të gjitha lëndët që jepeshin në Magnaurë. Simeoni e njihte në detaje kulturën dhe historinë e Perandorisë, çka më pas i dha dorë në luftërat me Bizantin.

Për trashëgimtarët e tjerë të Khanit Boris nuk dihet pothuaj asgjë, vetëm emrat e tyre – Gavril, Jakov, Epraksia dhe Ana. Me të zënë fronin mbretëror Vladimiri u përpoq ta rikthente paganizmin ndër bullgarët, por i ati ndërhyri për të penguar këto plane. Në vitin 893 u mblodh Tubimi i Kishës dhe i Popullit, ku u vendos në fron të vihej biri i tretë i Borisit, Simeoni. Ky Tubim mori dhe një vendim tjetër sinjifikativ – për zhvendosjen e kryeqytetit të shtetit bullgar nga Pliska në Preslav. Ishte një akt që tregoi prishjen njëherë e përgjithmonë me të kaluarën pagane. Bullgaria tani e tutje po bëhej shtet i konsoliduar i krishterë.

Bizanti po ndiqte me shqetësim gjithçka ndodhte në fqinjin verior. Perandoria e kishte pikasur prirjen e bullgarëve për të hequr qafe tutorinë e saj. Perandori Leon VI ndërmori për këtë një veprim ndëshkimi - në vitin 894 tregun e reshperëve bullgarë ai dha urdhër ta zhvendosin nga Selaniku, dhe kjo shkaktoi me të drejtë indinjatën e Simeonit. Në përgjigje të kësaj ai hyri me ushtrinë e vet në Traki, dhe pranë fortesës Bulgarofigon i shpartalloi legjionet bizantine. Kjo duhej të ketë qenë dhe lufta e parë “ekonomike” në Evropën e Mesjetës. Konflikti me Perandorinë nuk u mbyll me kaq dhe lufta për rolin mbizotërues të njërës prej dy fuqive të Juglindjes evropiane vazhdonte. Ndërkohë, sunduesi ambicioz bullgar i kishte vënë vetes një qëllim për t`u bërë bashkues i fiseve të Gadishullit dhe të bëhej i pari i Perandorisë me themele të lëkundura. Me vite të tëra ai rrekej të fitonte titullin e “Vasileusit” – perandorit, por deri sa vdiq nuk mundi ta bëjë realitet këtë ëndërr të vet.

Beteja tjetër u bë pranë lumit Aheloi, në afërsi të qytetit të sotëm Pomorie në bregdetin jugor bullgar. Më 20 gusht 917 ushtarët e Perandorit u shpartalluan rishtas. Një kronist bizantin, Leon Dhjakon, lidhur me këtë betejë, 50 vjet më vonë shkroi: “eshtrat e ushtarëve ende zbardhëllojnë nëpër fushë”.

Simeoni e kishe të qartë për ta shtënë në dorë Kostandinopojën i duhej patjetër mbështetja e një flote, ndaj kërkoi aleancë në personin e Kalifit të Egjiptit, Madhi. Mirëpo, Bizanti bëri çmos dhe e prishi këtë aleancë në vitin 922. Përgatitjet për sulmimin e Kostandinopojës megjithatë, ecnin me shpejtësi, por në kulmin e tyre, më 27 maj 927, Simeoni, njëri prej sundimtarëve më të madhërishëm bullgarë, vdiq nga një atak në zemër.

Gjatë sundimit të vet, Simeoni i zgjeroi ndjeshëm territoret e shtetit në të gjitha drejtimet dhe kufijtë e Bullgarisë lageshin nga tre dete - Deti i Zi, Deti Egje dhe Deti Adriatik. Shteti bullgar ishte një faktor, të cilin të gjithë ishin të detyruar ta respektonin jo vetëm si forcë politike, po dhe si forcë ushtarake. Planet e sundimtarit Simeon nuk u kufizuan në caqet e një dëshire për dominim ushtarak. Ai synonte që Bullgaria të bëhej një qendër kulturore e botës së krishterë. Gjatë atyre viteve Simeoni mbështeti me të gjitha forcat e mjetet që kishte letërsinë, artet, zanatet. Rreth tij krijonin një rreth shkrimtarësh si Klementi i Ohrit, Naum, Konstantini i Preslavit, Joan Ekzark, Çernorizec Hrabër; kavkani – zëvendësi i khanit, Petar i bënte veprat e tij në gjuhën e folur dhe kështu gjuha greke u hoq nga përdorimi. Bëheshin jo vetëm përkthime, po dhe vepra origjinale, gjë që për kohën e shkurtër që kur kishte nisur të përdorej shkrimi sllav gjatë sundimit të Borisit I, përbën një arritje të jashtëzakonshme për kulturën bullgare të Mesjetës.

Përpjekjet e sundimtarit bullgar Simeon për konsolidimin e bullgarëve, për krijimin e qytetërimit të krishterë, për eliminimin e tutorisë bizantine dhe për ndërtimin e një programi politik të vetin, formësojnë atë periudhë në historinë tonë, të cilën ne e quajmë Shekulli i Artë i Shtetit bullgar.

Ky aktivizim i gjithanshëm i Simeonit dhe arritjet e tij në punët e brendshme e të jashtme politike dhe kulturore na japin bindjen për ta quajtur të madh.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD