Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kievi u bëri thirrje rusëve të mos birësojnë fëmijët e dëbuar nga Ukraina

Foto: Reuters

Zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk u bëri thirrje rusëve që të mos birësojnë fëmijët që u rrëmbyen dhe u dëbuan nga Ukraina gjatë luftës aktuale, njoftoi Reuters. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi ​​kohët e fundit një urdhër arresti për presidentin Vlladimir Putin dhe komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve Maria Llvov-Bellova, duke i akuzuar ata për kryerjen e një krimi lufte në lidhje me dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve. “U kujtoj të ashtuquajturve prindër dhe birësues rusë, që herët a vonë do të mbani përgjegjësi”, theksoi Vereshçuk. Në një fjalim para Parlamentit Evropian, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje që të bëhen përpjekje shtesë për të zbuluar vendndodhjen e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga forcat ruse. Sipas të dhënave të Ministrisë ukrainase të Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara, deri më tani 19 514 fëmijë u dëbuan ilegalisht nga vendi.

Forcat e armatosura të Ukrainës ranuan se ushtria ruse dhe kompania private ushtarake Wagner bënë përparim në përpjekjet e tyre për të kapur Bahmutin, njoftoi Reuters. Në të njëjtën kohë, Shtabi i Përgjithshëm thekson se mbrojtësit po mbajnë qytetin dhe kanë zmbrapsur një numër të madh sulmesh.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po zhvillon një koncept të ri për mbrojtjen e centralit bërthamor në Zaporozhie, i cili është nën kontrollin e forcave ruse, njoftoi udhëheqësi i saj, Rafaell Grosi gjatë vizitës së tij në termocentral. France Press citoi fjalët e tij se po bëhet një përpjekje për të gjetur një kompromis mes Moskës dhe Kievit: “Po përpiqem të përgatis propozime realiste që do të pranohen nga të dyja palët”. Sipas Grosit, aktiviteti ushtarak në zonën e centralit u rrit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Depo të fishekzjarrëve pranë Elin Pelin në fushën e Sofjes u dogjën

Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e grua kanë djegie të shkallës së tretë dhe jeta e tyre është në rrezik. Në qytet dhe fshatrat..

botuar më 24-07-26 12.11.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD

Festivali veror i filmit në Bansko prezanton pamje ekstreme për adhuruesit e aventurave

Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25 deri..

botuar më 24-07-25 5.26.MD