Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kievi u bëri thirrje rusëve të mos birësojnë fëmijët e dëbuar nga Ukraina

Foto: Reuters

Zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk u bëri thirrje rusëve që të mos birësojnë fëmijët që u rrëmbyen dhe u dëbuan nga Ukraina gjatë luftës aktuale, njoftoi Reuters. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi ​​kohët e fundit një urdhër arresti për presidentin Vlladimir Putin dhe komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve Maria Llvov-Bellova, duke i akuzuar ata për kryerjen e një krimi lufte në lidhje me dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve. “U kujtoj të ashtuquajturve prindër dhe birësues rusë, që herët a vonë do të mbani përgjegjësi”, theksoi Vereshçuk. Në një fjalim para Parlamentit Evropian, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje që të bëhen përpjekje shtesë për të zbuluar vendndodhjen e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga forcat ruse. Sipas të dhënave të Ministrisë ukrainase të Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara, deri më tani 19 514 fëmijë u dëbuan ilegalisht nga vendi.

Forcat e armatosura të Ukrainës ranuan se ushtria ruse dhe kompania private ushtarake Wagner bënë përparim në përpjekjet e tyre për të kapur Bahmutin, njoftoi Reuters. Në të njëjtën kohë, Shtabi i Përgjithshëm thekson se mbrojtësit po mbajnë qytetin dhe kanë zmbrapsur një numër të madh sulmesh.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po zhvillon një koncept të ri për mbrojtjen e centralit bërthamor në Zaporozhie, i cili është nën kontrollin e forcave ruse, njoftoi udhëheqësi i saj, Rafaell Grosi gjatë vizitës së tij në termocentral. France Press citoi fjalët e tij se po bëhet një përpjekje për të gjetur një kompromis mes Moskës dhe Kievit: “Po përpiqem të përgatis propozime realiste që do të pranohen nga të dyja palët”. Sipas Grosit, aktiviteti ushtarak në zonën e centralit u rrit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Georgiev nga BOEC

Me protestë para MPB-së kërkojnë dorëheqjen e ministrit Kalin Stojanov

Lëvizja civile BOEC ka organizuar mbrëmjen e sotme një protestë para Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm në detyrë, Kalin Stojanov. Lëvizja  thekson se për të pasur zgjedhje të drejta, ato nuk duhet..

botuar më 24-08-21 5.11.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti po zhvillon bisedime për një kryeministër të ri në detyrë

Presidenti Rumen Radev zhvillon takime me kryeministrat e mundshëm sipas kushtetutës. Jam gati, tha kryeministri aktual Dimitër Gllavçev pas takimit me presidentin. Me arsyetimin se ende nuk ka mandat, ai nuk u përgjigj nëse do të mbetet si..

rinovuar më 24-08-21 4.26.MD

Sistemi i përditësuar i informacionit të vizave po funksionon sërish

Ministria e Punëve të Jashtme startoi me sukses një version të ri të Sistemit Kombëtar të Informacionit të Vizave, thuhet në faqen e internetit të institucionit. Është rinisur pritja e rregullt e qytetarëve në zyrat konsullore të Bullgarisë dhe po..

botuar më 24-08-21 10.24.PD