Institucionet bullgare nuk duhet të lejojnë zgjatjen e vendimit të miratuar nga Këshilli i BE-së në maj 2022 për vendosjen e një regjimi të përkohshëm të tregtisë së lirë me Ukrainën. Këtë e bëri thirrje para BNR-së ish-ministri i bujqësisë, Mehmed Dikme. Me këtë vendim për një periudhë një vjeçare u hoqën të gjitha tarifat dhe kufizimet për importin e mallrave bujqësore nga Ukraina. Dikme kujtoi se vendimin e kanë përkrahur edhe përfaqësuesit e Bullgarisë në Parlamentin Evropian. Ai u bëri thirrje fermerëve që të ndalojnë protestat tani dhe të vazhdojnë pas zgjedhjeve, ndërsa ministrit të bujqësisë Javor Geçev ai i rekomandoi të mos hipë në traktor në krye të protestave, por në aeroplan për në Bruksel dhe të kërkojnë dëmshpërblime adekuate për dëmet që pësuan fermerët bullgarë.
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në shumë vende, por do të ketë mjegull, ose vranësira të përmbysura në lugina dhe ultësira. Do të jetë pothuajse e qetë. Dukshmëria do të përmirësohet pasditen e së enjtes dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra..