Kryetari i shoqatës bullgare “Horizonti” në Ohër, Ljubço Kurtellov, i pari ka hedhur fletëvotimin në qendrën e votimit pranë Liqenit të Ohrit. Ai tha për Radio Bullgarinë se pavarësisht tensioneve kundër bullgarëve në qytet në muajt e fundit, pjesëmarrja në votime do të arrijë atë të votimeve të mëparshme. Qytetarët bullgarë në fqinjin tonë jugperëndimor votuan në Ambasadën tonë në Shkup, në Konsullatën e Përgjithshme në Manastir, në Kavadar, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Ohër.
Në zgjedhjet e mëparshme në vjeshtë të vitit 2022 në Ohër kanë votuar afro 65 votues dhe shpresa është që numri i tyre të jetë i njëjtë edhe sot. Por Ljubço Kurtellov nuk është optimist: “Tendenca është të zvogëlohet numri. Jo se ishte shumë i madh - 170 mendoj se ishte numri më i madh i njerëzve që kanë votuar në zgjedhje këtu."
Në çfarë mënyre ajo që po ndodh në Ohër javët e fundit – mbyllja e klubit “Mbreti Boris III” dhe rrahja që iu bë një prej anëtarëve të tij – ndikon në dëshirën e bashkatdhetarëve tanë për të votuar në zgjedhjet bullgare?
“Fatkeqësisht, klima jo vetëm në Ohër, por edhe në Maqedoninë e Veriut është e tillë që njerëzit janë të rezervuar. Ata kanë pak frikë dhe kjo ndikon në zgjedhje”, analizon Kurtellov dhe nuk e fsheh se ndjen ndryshim në qëndrimin e bashkëkombësve të tij ndaj bullgarëve në qytet:
“Po, ka një rezervim më të madh në kontaktet personale, për të mos përmendur rrjetet sociale. Këtë e thonë edhe shumë qytetarë bullgarë që i ndjekin këto procese në Facebook dhe në rrjetet e tjera sociale. Fatkeqësisht është mbjellë një urrejtje ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve dhe kjo është e keqe, por le të shpresojmë se ky është apogjeu dhe që këtu e tutje gjërat të përmirësohen në marrëdhëniet tona.”
Bashkëbiseduesi ynë, i cili gjithashtu punon si guid turistik në Ohër dhe në mbarë Maqedoninë e Veriut, vuri në dukje se ka rënie të interesit të turistëve bullgarë për vendin e tij dhe është i bindur se nuk do të ketë ndryshim në politikën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se cila forcë politike do të marrë qeverisjen në vendin tonë.
“Problemi nuk është në Bullgari, problemi është këtu - në politikën e qeverisë maqedonase dhe aq më tepër në mediat maqedonase, të cilat ushqejnë urrejtje ndaj bullgarëve. Kështu që unë nuk e shoh se si këto zgjedhje do t'i ndryshojnë gjërat. Megjithatë, është interesant kushti, jo nga Bullgaria, por nga Evropa, që i vendoset Maqedonisë së Veriut - që edhe bullgarët të përfshihen në kushtetutën maqedonase. Nga kjo varet se si do të zhvillohen gjërat.”
Foto: EPA/BGNES, BGNES
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..