Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maqedonia e Veriut mbyll një klub të dytë bullgar

Foto: BGNES

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, ka lëshuar urdhër për mbylljen e klubit bullgar “Mbreti Boris III” në Ohër, raportoi BGNES. Kjo ndodh një javë pas eliminimit të klubit bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir. Arsyeja e vendimit është se emri i Mbretit Boris III shkakton tension dhe intolerancë në shoqërinë maqedonase. Thuhet se ai është përgjegjës për krimet gjatë pushtimit bullgar të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Dy shoqatat mbyllen pas ndryshimeve legjislative, të cilat hyjnë në fuqi në mënyrë retroaktive. Tekstet e reja në Ligjin për shoqatat dhe fondacionet ndalojnë shoqatat civile, fondacionet dhe partitë politike që të përdorin emra që lidhen me fashizëm, nazizëm, gjenocid.

Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti i rizgjedhur Erdogan rinovoi qeverinë turke Presidenti turk Rexhep Erdogan prezantoi qeverinë e tij si “kabinetin e shekullit të ri”. Vetëm Mehmed Ersoj në turizëm dhe Fahrettin Koxha në shëndetësi mbajnë postet e tyre në..

botuar më 23-06-09 4.05.MD
Nikollaj Denkov

Nikollaj Denkov: Kabineti i propozuar ka ekspertizën për të marrë vendime të rëndësishme

“Sot është dita kur ne mund të thyejmë serinë e gjatë të zgjedhjeve të pafrytshme dhe t’i japim fund bllokimit politik. Sot është dita kur mund t’u japim shpresë miliona bullgarëve që duan se Bullgaria të ketë një qeveri të rregullt dhe një parlament..

rinovuar më 23-06-06 3.37.MD

Po krijohet një kabinet i rregullt, por a do t’i japë fund krizës politike?

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Kuvendi Popullor pritet të votojë përbërjen dhe strukturën e projekt-kabinetit “Denkov-Gabriel”, i formuar me mandatin e dytë eksplorues në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor. Problemi është..

botuar më 23-06-06 1.29.MD