Këtë fundjavë ansambli bullgar i vajzave fitoi një medalje të artë në garën e gjithanshme në turneun ndërkombëtar të gjimnastikës ritmike Sofia Cup në Sofje.
Andrea Ivanova, Eva Emillova, Cvetejoana Pejçeva, Krasimira Ivanova, Gabriella Peeva dhe Vanesa Emillova arritën të ruajnë vendin e parë pasi grumbulluan gjithsej 58.850 pikë nga dy paraqitjet e tyre. Në ditën e dytë, vajzat nuk e duruan dot presionin dhe gabuan në paraqitjen e kombinimit me pesë topa, por rezultati prej 29 mijë pikësh u ishte i mjaftueshëm për të fituar medaljen e artë. Pas tyre janë garuesit nga Gjermania, Spanja dhe Kazakistani.Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..