Banka e Bashkuar Bullgare dhe "KBC Bank Bullgaria" u bashkuan zyrtarisht pasi në Regjistrin Tregtar u regjistrua bashkimi i “KBC Groep” me Bankën e Bashkuar. Kjo ndodhi pas lejes së Bankës Qendrore Evropiane /BQE/ dhe Bankës Popullore Bullgare /BNB/. Në verën e vitit 2022, “KBC Groep” i Belgjikës bleu biznesin e “Raiffeisen Bank International” në Bullgari për mbi 1 miliard euro dhe banka u quajt përkohësisht “KBC Bank Bullgaria”.
Sipas BNB, grupi i ri bankar Banka e Bashkuar Bullgare bëhet lider në Bullgari për sa u përket aktiveve dhe pjesës së tregut prej 19.3%. Së bashku me filialet e saj në sektorët e sigurimeve, leasing-ut, sigurimit pensional, menaxhimit të aseteve dhe faktoringut, ajo u shërben më shumë se 2.4 milionë klientëve në vend.Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..