Banka e Bashkuar Bullgare dhe "KBC Bank Bullgaria" u bashkuan zyrtarisht pasi në Regjistrin Tregtar u regjistrua bashkimi i “KBC Groep” me Bankën e Bashkuar. Kjo ndodhi pas lejes së Bankës Qendrore Evropiane /BQE/ dhe Bankës Popullore Bullgare /BNB/. Në verën e vitit 2022, “KBC Groep” i Belgjikës bleu biznesin e “Raiffeisen Bank International” në Bullgari për mbi 1 miliard euro dhe banka u quajt përkohësisht “KBC Bank Bullgaria”.
Sipas BNB, grupi i ri bankar Banka e Bashkuar Bullgare bëhet lider në Bullgari për sa u përket aktiveve dhe pjesës së tregut prej 19.3%. Së bashku me filialet e saj në sektorët e sigurimeve, leasing-ut, sigurimit pensional, menaxhimit të aseteve dhe faktoringut, ajo u shërben më shumë se 2.4 milionë klientëve në vend.Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..