E Enjtja e Madhe është një nga dy ditët e përcaktuara në Javën e Shenjtë përpara Ringjalljes së Krishtit, në të cilën çdo familje e krishterë mund të lyejë vezë për festën. Sipas traditës, veza e parë është gjithmonë e kuqe, si një lloj personifikimi i Ngjalljes, jetës së përjetshme dhe shpëtimit të shpirtit nëpërmjet Krishtit, i cili mposht vdekjen dhe del nga varri. Sipas një interpretimi tjetër, ngjyra e kuqe është një simbol i gjakut të Krishtit të derdhur për shlyerjen e mëkateve njerëzore. Vetë veza do të thotë fillimi i ri dhe jetë e re. Thyerja e guaskës së saj perceptohet si çlirim nga prangat e vdekjes.
Së bashku me vezët tradicionale ortodokse të lyera të Pashkëve, disa shtëpiake më të zonja i dekorojnë vezët me teknika të ndryshme - për dekorimin festiv të shtëpisë ose si dhuratë për të afërmit dhe miqtë. Kështu ndodh edhe me arkitektët Tanja Simeonova dhe Hristo Llazarov, ku lyerja e vezëve është kthyer në një traditë familjare, por e meriton të quhet edhe një zanat:
“Para shumë kohësh kam filluar të bëj vezë-lepuj për fëmijët e mi, si dhe për fëmijët e të afërmve dhe miqve. Pas kësaj ata u rritën dhe unë vazhdova të krijoj nga këto vezë për miq dhe njerëz me të cilët mblidhemi për Pashkë - tregon Tanja Simeonova për Radio Bullgarinë. -Kështu vit pas viti, edhe nëse nuk kisha shumë kohë për shkak të angazhimeve të tjera, gjithmonë kam arritur të bëj të paktën 10-15 vezë të ndryshme. Ato nuk janë të lyera, janë hequr më parë edhe të verdhat dhe të bardhat e tyre dhe presin një moment të përshtatshëm për mua kur të filloj t'i dekoroj. Më pëlqejnë ngjyrat e tokës, kështu që përdor gjithmonë vezët me ngjyrë të errët. Nuk harroj të aplikoj mbi to edhe elementë të ndryshëm të kuq apo blu, pasi i dua shumë këto ngjyra.”
Për t'i dekoruar, Tanja përdor litarë, rruaza, si dhe shkopinj të ndryshëm, me të cilët krijon një buqetë.
Përveç dekorimit unik, në ditët e Pashkëve, shtëpia e tyre mbushet me një aromë specifike ëmbëlsire, e cila nuk u shpëton as atyre që përpiqen të shmangin ngrënien e ëmbëlsirave apo brumërave. Tanja e ka marrë recetën nga vjehrra e saj dhe është e bindur se një ditë do t'ia mësojë nuses së saj. Ja se cilat janë përbërësit sekret, pa të cilët shija e ëmbëlsirës nuk do të ishte e njëjtë:
“Receta e brumit është për pesë ose gjashtë forma të vogla për ëmbëlsira dhe përfshin 10 vezë, 4 filxhane caji me miell së bashku me pluhur pjekjeje, 3 filxhane çaji sheqer, 2 filxhane caji me vaj dhe 1 gotë kos. Brumit i shtohen 500 gramë arra, 250 gramë rrush të thatë, 250 gramë fruta të thata, 2 lugë çaji kanellë, 2-3 vanilje dhe esencë rumi. Brumi përzihet me lugë, jo me duar, më pas ndahet në 5 ose 6 format e vogla për kek. Piqet për 30 minuta në 220 gradë.”
Ndonëse u pëlqen të udhëtojnë dhe të krijojnë kujtime të bukura nga destinacione të ndryshme evropiane dhe botërore, familja Llazarov i pret gjithmonë Pashkët në Bullgari.
Ata ndjekin liturgjinë në katedralen "Shën Aleksandër Nevski" ose në kishën "Shën Paraskeva" në një nga fshatrat afër Sofjes, ku jetojnë në një shtëpi të vjetër tipike të zonës, të restauruar sipas dizajnit të tyre arkitekturor, që është një nga shtëpitë e shumta krijuar nga familja gjatë më shumë se 40 viteve përvojë profesionale. Edhe pse krijojnë ndërtesa të ndryshme, prioritet për familjen e arkitektëve mbetet projektimi i shtëpive periferike në të cilat çdo bullgar do të njihte shtëpinë e ëndrrave të tij.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: arkiv personal
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..