Në mes të Javës së Madhe i drejtohemi një kënge me kauzë. “Jeta” e interpretuar nga dy zëra nga qyteti Burgas – këngëtarja e dashur Toni Dimitrova dhe këngëtari i ri por Stefan Illçev.
Interpretuesi tashmë i afirmuar Stefan Illçev është pjesë e fushatës “Po vazhdojmë” të Spitalit të Specializuar Universitar për Trajtimin Aktiv Onkologjik.
Autori i muzikës dhe aranzhimit Eftim Çakërov tregon historinë e këngës, e cila lindi pas një konkursi. “Morëm shumë tekste për këngën dhe mbështetje nga i gjithë vendi, por vargjet e vjershës “Jeta” u krijuan 10 vjet më parë nga Pepa Tarakçieva – një poeteshë, gazetare dhe një grua e cila humbi betejën me këtë sëmundje tinëzare. Dy muaj më vonë shkrova muzikën dhe filluam regjistrimin. Kur Toni Dimitrova dhe Stefan Illçev ua prezantuan këngën pacientëve, gazetarëve, politikanëve dhe stafit të spitalit, ne e dinim tashmë se kishim qenë të dobishëm. E pamë në sytë e të pranishmëve pas akordit të fundit, e kuptuam me miliona shikimet në YouTube dhe vendin e parë në renditjen e Radios Kombëtare Bullgare TOP 20.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..