Për botën ortodokse sot është e Premtja e Madhe. Në ditën më të trishtuar, të krishterët ortodoksë frekuentojnë kishat e vendit dhe kujtojnë vuajtjet, dënimin e padrejtë, kryqëzimin dhe vdekjen në kryq të Jezu Krishtit. Në të gjitha kishat ortodokse shërbehen liturgji dhe nxirret Qefini i Krishtit, simbol i Varrit të Shenjtë. Duke mbajtur qefinin, priftërinjtë qarkullojnë tri herë rreth Kryqit të Krishtit dhe më pas e vendosin përpara tij.
Në Sofje, herët në mëngjes, besimtarët mbushën Kishën Metropolitane “Shën e Diela”. Liturgjinë e kryesoi Shkëlqesia i tij Peshkopi i Bellogradçikut, Vikar i Mitropolitit të Sofjes dhe Patriark Bullgar Neofit, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova.
Në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo, besimtarët u mblodhën në kishën historike “Shën Marina”, e ndërtuar nga mjeshtri Kolju Fiçeto. Në ditën më të trishtuar, besimtarët u lutën për shëndet dhe shpëtim shpirtëror, njoftoi korrespondentja Zdravka Masljankova.
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..