Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Zheljazkov u zgjodh kryetari i parë i Parlamentit sipas parimit të rotacionit

Rosen Zheljazkov
Foto: BTA

Kryetar i Kuvendit Popullor u zgjodh Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS me 136 vota pro dhe 94 abstenime. Kandidati alternativ nga “Vëzrazhdane” – Petër Petrov u refuzua me 36 vota “pro”, 59 “kundër” dhe 139 abstenime.

“Ky nuk është një moment për festë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe në këtë moment pritet të punojmë për siguri, drejtësi, stabilitet”, tha Zheljazkov dhe falënderoi për mbështetjen.

Kryetari i ri i Parlamentit është 55 vjeç, jurist. Ka qenë sekretar i Bashkisë së Kryeqytetit dhe kryesekretar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Komisionit Rregullativ të Komunikimeve, i agjencisë “Qeveria Elektronike” dhe ministër i transportit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Evropës insiston për heqjen e ndalimit të propagandës LGBT në shkolla

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Majkëll O'Fleërti tha se është "thellësisht i shqetësuar" nga ligji i miratuar nga parlamenti bullgar kundër "propagandës" LGBT në shkolla dhe i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që të..

botuar më 24-08-13 11.27.PD
Ljudmilla Petkova

Ljudmilla Petkova mbetet ushtruese e detyrës së ministres së financave në kabinetin e Kozharovës

Ministrja në detyrë e financave dhe zëvendëskryeministre Ljudmilla Petkova pranoi të mbetet në qeverinë e ardhshme në detyrë, konfirmoi ekipi i saj për BNR. Petkova e pranoi ftesën e të zgjedhurës për kryeministre, Gorica Grënçarova-Kozhareva, ndërsa..

botuar më 24-08-13 9.27.PD

Parashikimi i motit për 13 gushtin

Ditën e martë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Më e këndshme do të jetë përgjatë Detit të Zi, ku do të ketë erë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 32 deri në 41°, në kryeqytet 35°...

botuar më 24-08-12 7.45.MD