Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpenzimet e jetesës po rriten më shpejt se të ardhurat e punëtorëve

Foto: arkiv

Për 3 muajt e fundit, të ardhurat e nevojshme për të mirëmbajtur 1 person janë rritur me 3.1%. Në bazë vjetore me 14.6%, sipas monitorimit të çmimeve të konsumit dhe pagave nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Paratë për të mbështetur një punonjës që jeton vetëm rriten me 89 euro (178 leva), dhe për një familje me tre anëtarë me 160 euro (320 leva).

Të ardhurat mujore neto për të mbajtur jetën e një personi janë 697 euro (1394 leva), për një familje me tre anëtarë janë 1254 euro (2509 leva). 25% është norma e inflacionit për mallrat thelbësore dhe pagat në sektorin buxhetor e kanë humbur 6% fuqinë blerëse që nga fillimi i vitit 2023.

2/3 e njerëzve që punojnë nuk i marrin paratë që u nevojiten për të jetuar, tha ekonomisti nga KNSB Ljubosllav Kostov. Sipas llogaritjeve të KNSB-së, paga minimale duhet të jetë 650 euro (1300 leva), jo 390 euro (780 leva).

Në kushtet e inflacionit të lartë rekord në 20 vitet e fundit, paga minimale bullgare është rritur dy herë më pak se ajo në shumicën e vendeve të BE-së.


Më shumë nga rubrika

Buxheti i shtetit e mbyll vitin me një deficit më të ulët se sa planifikohej

Të dhënat paraprake për realizimin e buxhetit tregojnë se deficiti do të jetë më i ulët se sa planifikohej, tha në Kuvendin Popullor ministri i financave Asen Vasilev. “Pres që deficiti të jetë 2.5%, jo 3%. Kështu do të mbeten 500 milionë euro, të..

botuar më 23-12-29 9.02.PD
Banka Kombëtare Bullgare

U miratua një projekt-ligj i ri për Bankën Kombëtare Bullgare

Qeveria miratoi projektligjin e ri për Bankën Kombëtare Bullgare, qëllimi i të cilit është të sigurojë integrimin ligjor të bankës qendrore bullgare në Eurosistemin me vënien e euros si monedhë të vendit tonë. Po krijohet një kuadër ligjor që..

botuar më 23-12-28 6.19.MD

“Socar” do të shqyrtonte mundësinë e blerjes së “Lukoil Burgas”

Në fund të prillit, në Sofje u hap zyra e kompanisë shtetërore të naftës të Azerbajxhanit "Socar". Ajo nuk është vetëm për Bullgarinë, por është qendrore për të gjithë rajonin, tha për “Euronews Bulgaria” ambasadori i Azerbajxhanit Hüseyn Hüseynov...

botuar më 23-12-24 2.01.MD