Me mandatin e parë nuk mund të mbështesim një qeveri, por jemi të gatshëm të flasim për politika dhe të shohim në kuadrin e sjelljes së përgjegjshme se çfarë mund të arrijmë, veçanërisht sa i përket temës së buxhetit, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshim” Kirill Petkov në takimin e lidershipit në parlament mes GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” – PP-DB.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi nga PP-DB që të prezantojë versionin e tyre për përbërjen e qeverisë me mandatin e dytë. Qoftë me mandatin e parë apo të dytë, është e rëndësishme të kemi një qeveri të rregullt, theksoi ai. Nëse na prezantoni një kabinet që na pëlqen, do ta shqyrtojmë. Nëse keni një alternativë tjetër për mbështetje, duhet të tregoni edhe atë, këmbënguli Borisov. Ai përsëriti se Komiteti Ekzekutiv i GERB-it ka vendosur që të mos bisedojë me formacionet e tjera parlamentare derisa të kenë përdorur të gjitha opsionet me PP-DB-në.Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..
Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..