Në Maqedoninë e Veriut ka 3500 bullgarë, tha ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Shifra u kundërshtua nga eurodeputetët bullgarë. Ata ngritën çështjen e keqtrajtimit të bullgarëve maqedonas në ish-republikën jugosllave.
"Ne e dimë se edhe sot mbi 120 000 qytetarë maqedonas kanë nënshtetësi bullgare bazuar në origjinën e tyre etnike bullgare," tha Andrej Kovaçev. Ai i quajti “të paprecedentë” akuzat e prokurorisë së Maqedonisë së Veriut ndaj kryetarëve të klubeve bullgare në Ohër dhe Manastir, se ato nxisin urrejtje. Qëllimi ynë kryesor është tejkalimi i të gjitha këtyre problemeve që vijnë nga e kaluara dhe anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE, theksoi Kovaçev.
Osmani siguroi se bullgarët do të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..