Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një grup pune po përgatit ndryshime në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Më 26 prill u themelua grupi i punës për ndryshime në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Ai do të përgatisë propozimin për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë dhe do ta plotësojë atë me tekst për gjenezën historike të kombit dhe gjuhës maqedonase. Grupi ka 23 anëtarë. 10 janë ekspertë, 10 nga partitë politike dhe 3 nga institucionet shtetërore. Në përbërje nuk ka përfaqësues të bullgarëve të Maqedonisë së Veriut, siç ata kërkuan zyrtarisht me një letër drejtuar qeverisë, raportoi BGNES. Kryetare u zgjodh njëzëri Margarita Caca Nikolovska, ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ndërsa Bajram Polozhani, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese, u zgjodh nënkryetar. Partitë opozitare refuzuan të dërgonin përfaqësuesit e tyre në grup.

Ka nisur votimi jashtë vendit për presidentin dhe parlamentin e Turqisë

Qytetarët turq jashtë vendit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, raportoi CNN Turk. Të regjistruarit në listat zgjedhore jashtë vendit do të mund të votojnë çdo ditë, përfshirë edhe ditët e festave. Votimi mund të bëhet në pikat doganore turke dhe në përfaqësit e huaja. Votimi në pikat doganore do të jetë deri në orën 17:00 të datës 14 maj 2023. Afati i fundit për votim në përfaqësitë jashtë shtetit është data 9 maj. Më shumë se 3 milionë votues kanë të drejtë të votojnë jashtë vendit. Në Gjermani pritet të votojnë 1.5 milionë njerëz. Në Bullgari janë regjistruar 6391 votues turq. Të drejtën e votës kanë 64 milionë qytetarë turq. 191 884 kuti votimi do të vendosen brenda dhe jashtë vendit.

Rumania nuk ka pretendime territoriale ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm rumun Bogdan Aurescu deklaroi se Bukureshti mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës, raportoi DiGi24. Ish-presidenti rus Dmitri Medvedev vuri në dukje se Rumania dhe fqinjët e tjerë të Ukrainës "ëndërrojnë" të marrin "pjesë" të territorit të saj. Kaq e keq dhe e gabuar! Rumania mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës dhe përpjekjet e saj për të fituar në luftën e neveritshme agresive të Rusisë, shkroi në Twitter Aurescu.  
“Një luftë e re botërore është e mundur, por jo e pashmangshme”, tha zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev. Ai theksoi se një "ndarje paqësore" e Ukrainës është "më e mirë" se një luftë botërore dhe në këtë kontekst përmendi "aspiratat" në këtë drejtim të Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë, raportoi TASS.

SHBA garanton integritetin dhe natyrën multietnike të Bosnjës dhe Hercegovinës

Milorad Dodik gabon duke menduar se SHBA-të do të tërhiqen derisa ai e shtyn Bosnjën dhe Hercegovinën drejt konfliktit, ka njoftuar Ambasada e SHBA-së në Sarajevë lidhur me deklaratat sistematike separatiste të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.
“Republika Srpska është pjesë e Bosnjë-Hercegovinës.Ajo nuk ekziston jashtë Bosnjë-Hercegovinës, dhe sipas kushtetutës, një pjesë apo njësi tjetër nënshtetëse nuk ka të drejtë të shkëputet apo të bashkohet me një vend tjetër”, tha ambasada, cituar nga agjencia FENA.Ambasada thekson se do të mbrojnë dhe garantojnë integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës. "Republika Srpska do të jetë një shtet i pavarur dhe do ta arrijë atë në mënyrë paqësore. Ne nuk kemi plan ushtarak," u përgjigj Dodik, cituar nga TASS.

Kosova është gati të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Përfundoi faza e parë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Komisioni i Ministrave me më shumë se 2/3 e votave miratoi kandidaturën dhe ia dorëzoi procedurën Kuvendit Parlamentar, njoftoi BTA. 33 nga 46 vendet anëtare ishin "pro", 7 "kundër", 5 abstenuan. “Ndryshime të thella dhe thelbësore do të bëhen në politikën e jashtme të Serbisë pas votimit në Këshillin e Evropës”, ​​tha presidenti serb Aleksandër Vuçiq. “Pse duhet të mbrojmë integritetin territorial të dikujt me çdo kusht nëse është kundër tonit?” pyeti ai në mënyrë retorike, cituar nga TANJUG. Serbët në veri të Kosovës bojkotuan zgjedhjet e parakohshme lokale. Më 23 prill, votuan vetëm 3.47% e mbi 45 000 votuesve me të drejtë vote. Në këtë sfond, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të negociojnë në Bruksel më 3 maj.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Pixabay, EPA/BGNES, arkiv, coe.int


Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD