Me rastin e 1 majit – Ditës së Punëtorëve, presidenti Rumen Radev ka shkruar në Facebook se është “detyrë e të gjitha institucioneve të respektojnë dhe mbrojnë rezultatet e punës së bullgarëve dhe të mos i shpërdorojnë ato”.
“Orari i rregullt i punës, sigurimet shëndetësore, pushimet me pagesë dhe pensionet janë sot të drejta të fituara me shumë sakrifica. Cilësia dhe pajtueshmëria e tyre janë tregues i pjekurisë së shoqërisë sonë. Detyra jonë e përbashkët është të mbrojmë çështjen e drejtësisë sociale, në mënyrë që bullgarët të mund të planifikojnë dhe të ndërtojnë me besim të ardhmen e tyre në vendin e tyre”, shkroi presidenti.
Sipas Radev, pabarazitë sociale në vend janë "përkeqësuar" për shkak të krizave të viteve të fundit dhe pasojave të luftës në Ukrainë.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..