Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Janë konstatuar 300 raste të reja nga 3772 analiza të kryera. 7.9% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 66% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 58, në Plovdiv - 35, dhe në Kjustendill - 21. Janë 330 pacientë në spital - 34 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 77.5% e 89 të sapo pranuarve nuk janë të vaksinuar. 317 persona janë shëruar. Rastet aktive numërojnë 2953. Dje janë dhënë 88 doza vaksina kundër koronavirusit. Janë 2 077 458 persona me imunizimin e përfunduar.
Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende..