Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditët e shërbimeve konsullore për bullgarët në ishullin e Kretës

Foto: BGNES

Në fund të javës së ardhshme priten ditët e shërbimeve konsullore gjatë të cilave bashkatdhetarët tanë që jetojnë në ishullin e Kretës kanë mundësinë të rinovojnë dokumentet e tyre personale ose të kërkojnë ndihmë nga autoritetet bullgare për zgjidhjen e një problemi të caktuar. Iniciativa mbahet për herë të 13-të dhe është një nga qëllimet për të cilat punon Shoqata e Bullgarëve në ishullin e Kretës. Sipas organizatës atje jetojnë mbi 15 mijë bullgarë. Nga 5 deri në 10 mijë janë edhe punëtorë sezonalë, të cilët sigurojnë jetesën kryesisht duke mbledhur ullinj, rrush, portokall dhe duke punuar në serra, si dhe nëpër hotele.

Zyra konsullore do të punojë çdo ditë nga data 12 deri në 14 maj me 1 orë pushim dreke në adresën e qytetit të Iraklios, rruga Sofokli Venizelou 43, (Tregu i vjetër i perimeve)

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD