“E mirëpresim me ngrohtësi nominimin e Maria Gabrielit për kryeministre të Bullgarisë”, shkroi në Twitter lideri i eurodeputetëve nga Partia Popullore Evropiane Manfred Weber. "Ajo ka përvojën dhe autoritetin ndërkombëtar për të kapërcyer bllokimin politik në Sofje," vuri në dukje ai.
“Me sa e njoh personalisht Maria Gabrielin, mendoj se kjo është një zgjedhje e mirë, e menduar”, komentoi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev para gazetarëve në margjinat e Kuvendit.
“Ne nuk do ta mbështesim mandatin e GERB-it dhe padyshim nuk do të ofronim as personalitetin tonë në të”, komentoi Daniel Lorer nga koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Sipas Lorerit, Maria Gabriel i zbaton me dinjitet detyrat e saj si Komisionere Evropiane dhe deri diku është befasuese për ta që ajo e ka pranuar nominimin.
“Maria Gabriel ka një kartëvizitë të mirë në Evropë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Mbështetja për GERB kalon përmes bisedave të thella për programet dhe prioritetet”, tha Stanisllav Ballabanov nga partia “Ka një popull të tillë”. “Shpresojmë të krijojmë një kabinet me përgjegjësi të përbashkëta”, shtoi ai.
“Maria Gabriel nuk është një person që mund të marrë përgjegjësinë për drejtimin e vendit”, tha kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov dhe theksoi se “Vëzrazhdane” do të mbështesë vetëm një qeveri të shpallur prej tyre.
Fitorja në dukje vendimtare e GERB-SDS në zgjedhjet për parlamentin kombëtar nuk do të thotë se partia me çdo kusht do të arrijë të formojë një qeveri në të vetmen formë të mundshme të imponuar gjatë qeverisjes së fundit, pra të ashtuquajturin..
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 9 qershor 2024 kaluan pa lëkundje të veçanta për formacionet drejtuese politike. Partia Popullore Evropiane dhe socialistët mbeten në krye dhe ndoshta do të vazhdojnë të ndjekin politikat e tyre të përshkruara...
Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e..