Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Popullsia e Bullgarisë po shkrihet me 50 000 njerëz çdo vit

Foto: BTA

Në një forum diskutimi mbi krizën demografike, sociologu nga agjencia AFIS Jurij Asllanov njoftoi se çdo vit popullsia e Bullgarisë zvogëlohet me më shumë se 50 000 njerëz, që është e barabartë me një qytet të madh me madhësinë e një qendre rajonale. Përveç kësaj, në vitin e fundit, çdo familje bullgare ka të paktën një anëtar i cili ose është larguar përgjithmonë nga vendi ose synon ta bëjë këtë në të ardhmen e afërt, theksoi gjithashtu Asllanov. Sipas një anketimi të agjencisë, 60% e bullgarëve të anketuar besojnë se gjërat në Bullgari po zhvillohen në drejtim të gabuar dhe mbi 53% ndjejnë mosbesim në institucionet. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 4% e fëmijëve në Bullgari nuk e frekuentojnë shkollën, 7% nuk ​​e mbarojnë arsimin fillor. Në të njëjtën kohë, 500 mijë persona janë të përjashtuar nga sistemi shëndetësor sepse nuk kanë të drejta të sigurimit shëndetësor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD