Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Në një kafaz xhami” – një ultramaratonist bullgar me një eksperiment unik social

15 ditë, një burrë i mbyllur vetëm me kohën...

Foto: BTA

Ultramaratonisti me famë botërore Krasi Georgiev për të dymbëdhjetën ditë po jeton i izoluar në një kafaz xhami në qendër të Sofjes. Ai është simbol i kafazit digjital në të cilin njeriu modern vendoset duke u bërë subjekt i rrjeteve sociale. Eksperimenti unik social synon të analizojë ndryshimet që shkakton izolimi tek njeriu modern në nivel psikologjik dhe fizik. Dhe si me shumë nga sfidat që maratonisti i vë vetes, edhe këtë herë ka një qëllim bamirësie – mbledhjen e fondeve për “Parandalimin e Varësive”.

“Merremi me parandalimin e të gjitha llojeve të varësive, duke filluar nga ato digjitale. E dini, varësitë digjitale tek të vegjlit, por jo vetëm tek ata - të gjithë janë të varur nga ndonjë rrjet social dhe prej andej ato zhvillohen në bixhoz, varësi ndaj drogës, etj. Kam kaluar disa gjëra mjaft të vështira dhe e di se si është të jesh i varur” - tha Krasi Georgiev në një intervistë televizive para se të hynte në kafazin e xhamit ku jeton prej më shumë se një javë.


Thelbi i eksperimentit social “Në kafazin e qelqtë”

Brenda 15 ditësh Krasi Georgiev vendoset vullnetarisht në izolim të plotë shoqëror, por në të njëjtën kohë është edhe para syve të gjithë shoqërisë. Tre nga muret e kontejnerit, të pajisur vetëm me një piste vrapimi dhe një dyshek, janë plotësisht transparente. Një zonë e vogël e kafazit e destinuar për nevoja natyrore mbetet e mbyllur. Konstruksioni është në një lartësi prej dy metra e gjysmë nga toka dhe është vendosur në një nga vendet më të gjalla në Sofje - përpara Pallatit Popullor të Kulturës. I vetëm me veten dhe kohën në qendër të kryeqytetit, Krasi sheh gjithçka që ndodh rreth tij, por nuk arrin të kontaktojë verbalisht me askënd. Vetëm një herë në ditë, për gjysmë ore, ai bie në kontakt me audiencën për një seancë pyetjesh, përgjigjesh dhe sfidash shtesë për të. Madje ai festoi ditëlindjen në kafaz, me dhjetëra banorë të Sofjes që e uruan me pankarta, tullumbace dhe mesazhe inkurajuese në rrjetet sociale.

Një ekip specialistësh kryesorë monitoron nga afër gjendjen fizike dhe mendore të ultramaratonistit dhe më pas do të analizojë të dhënat para, gjatë dhe pas izolimit.

Në këtë fazë, analizat e gjakut të Krasit tregojnë se ai është nën stres të madh, por psikologët që e monitorojnë besojnë se shqetësimi në gjendjen e tij është i përkohshëm.

Krasi Georgiev e nisi sfidën pa pritshmëri paraprake dhe me fjalët: “Nuk më pëlqen të jem i mbyllur, por shpresoj që koka ime të mbajë”.

“Një njeri duhet të sfidojë veten, sepse jeta është një moment që na kalon dhe nëse nuk bëjmë gjëra interesante që na pëlqejnë, pse po jetojmë. E dini, unë bëj gjithçka për bamirësi, dhe nëse mund të ndihmoj dikë me atë që bëj, pse jo”- u motivua Krasi Georgiev.

Shikoni më shumë:

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD