Fotografët e njohur britanikë Vanessa Winship dhe George Georgiou do të prezantojnë për herë të parë punimet e tyre në Sofje. Ekspozita e tyre titullohet “Rruga e gjatë” dhe është krijuar posaçërisht për hapësirën e galerisë „Syntesiz“. Autorët do të marrin pjesë personalisht në hapjen, e cila do të bëhet më 12 maj.
Fotografitë e përfshira në ekspozitë ndjekin rrugëtimin mbi 30-vjeçar që Vanessa Winship dhe George Georgiou kanë bërë së bashku nga vitet e tyre studentore në Londër, përmes serive dokumentare të xhiruara në Britaninë e Madhe, Itali dhe Indi, punën e tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi gjatë luftës së Kosovës. Përfshihen punimet e tyre nga vende të ndryshme të Evropës Lindore dhe Ballkanit, përfshirë Bullgarinë, si dhe projektet e tyre më të fundit në SHBA.
Sot, dy fotografët e ndajnë kohën e tyre mes qytetit anglez Folkestone dhe fshatit bullgar Mandritsa.
Vanessa Winship dhe George Georgiou janë ndër emrat e mëdhenj në skenën ndërkombëtare të fotografisë. Ata janë anëtarë të agjencive fotografike VU' dhe Panos/Prospekt, ndërsa puna e tyre është shfaqur në institucione si MoMA në Nju Jork dhe Barbican në Londër. Ekspozita e tyre në Sofje "Rruga e gjatë" është pjesë e programit të Natës Evropiane të Muzeve më 13 maj.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..