Printimet dixhitale të krijuara në iPad nën titullin "Fushat me ngjyra" po tërheqin vëmendjen e vjenezëve këto ditë. Artisti Nikolaj Tonkov është autor i veprave të pazakonta. Printimet e tij dixhitale me cilësi të lartë të përfshira në ekspozitë janë në një edicion të kufizuar dhe mund të shihen deri më 25 maj, njofton Instituti Kulturor Bullgar "Dom Wittgenstein" në kryeqytetin austriak, organizator dhe mikpritës i manifestimit.
Duke punuar me iPad, Nikolaj Tonkov arrin të mjegullojë vijën ndarëse midis artit dixhital dhe atij klasik në veprat e tij. Ngjyrat e ndezura dhe dinamike janë një shenjë dalluese e artistit, i cili kënaqet duke veshur ndjenjat në nuancat e pasura të jeshiles, të kuqes, të verdhës dhe me disa kombinime krijon një festë për shqisat.
Nikolaj Tonkov u diplomua për pikturë në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Sofje. Por në vitet e stuhishme të tranzicionit, artisti i ri shkoi në Berlin, ku u diplomua në Dizajn grafik dhe u fokusua në grafikën e aplikuar. Dhe ndër projektet e tij më të suksesshme është Like.Bulgaria - një nga fushatat e rralla pozitive për Bullgarinë, e cila i dha një perspektivë ndryshe dhe optimiste vendit tonë.
Pergatiti ne shqip: Kostandina Bello
UNESCO konfirmoi kufijtë e zgjeruar të trashëgimisë kulturore materiale botërore në “Qytetin e vjetër Nesebër”. Sesioni i 45-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i cili po mbahet në kryeqytetin saudit Riad, i shtoi zonës së mbrojtur edhe zonën..
Festivali i Kinemasë Bullgare “Trëndafili i Artë” u hap në Varna me premierën e filmit dokumentar “Pulëbardha e fundit” . Në edicionin e 41-të të këtij forumi filmik më të vjetër bullgar, në ekran do të shfaqen më shumë se 60 tituj bullgarë, shumë..
“Dhe nuk karrugë as tren, por si guralec i shkërmoqur qendron dhe shtrëngon kërcellin e shkulur deri në rrënjë” – nga ky varg i poezisë “Infarkt në zemër” të poetit Boris Hristov vjen edhe titulli i historisë së një filmi. Një histori për të kaluarën..