Këtë verë, turistët do të mund të marrin informacion dhe të rezervojnë çadra dhe shezlonge në bregdetin bullgar të Detit të Zi në kohë reale. Koncesionarët në plazhet tona detare kanë përgatitur një aplikacion që pritet të jetë funksional përpara hapjes zyrtare të sezonit më 1 qershor. Mund të shkarkohet përmes Google Play dhe App Store nga kushdo që dëshiron ta përdorë atë. Për momentin, nuk ka asnjë aplikacion tjetër të ngjashëm që në këtë shkallë mund të informojë përdoruesit për çmimet e karrigeve dhe çadrave të plazhit, mësojmë nga një intervistë me Simeon Cvetkov, kryetar i Shoqatës për Zhvillimin e Aktiviteteve të Menaxhimit të Plazhit Detar në faqen e internetit bgtourism.bg. Në këtë mënyrë, pushuesit do të mund të kontrollojnë nëse ka një çadër falas në një plazh të caktuar, në cilën linjë ndodhet, ta rezervojnë direkt dhe ta paguajnë online. Kjo do të shmangë praktikën e pagesës së palëve të treta dhe tarifat shtesë të paraportuara.
Rritja e çmimit të çadrave këtë verë nuk do të kalojë 15%. Çmimet më të larta për çadrat dhe shezlongët pritet të jenë rreth 10-15 leva, të cilat janë të krahasueshme me ato në plazhet e afërta në bregdetin grek, ku çmimet janë rreth 6-10 euro.
Më e lira do të jetë në kampingun Nestinarka, çmimi i një çadre apo shezlong atje do të jetë 0.36 cent.
Për më shumë:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..