Java në vendin tonë nisi me një tjetër dozë adrenaline në majat e shtetit. Këtë herë në epiqendër ra prokuroria, kreu administrativ i së cilës Ivan Geshev dha një konferencë të posaçme për shtyp pasi u kthye nga vizita në SHBA.
Para se të paraqiste në një monolog faktet dhe ngjarjet rreth dorëheqjes së tij të kërkuar, ai në mënyrë demonstrative hodhi lapsin me të cilin pritej ta firmoste dhe grisi letrën në të cilën ishte e shtypur. Ai siguroi se do të përfundojë mandatin e tij, por u ankua për presion politik.
Edhe pse disa analistë e përkufizojnë deklaratat e tij si teatrale, nuk mungojnë edhe ata që e shohin më shumë si një sinjal shqetësues:
“Duket se marrëdhëniet në shtet janë të përshkallëzuar deri në atë masë sa që rrezikojnë t’i futin në luftë ndërinstitucionale institucionet që përfaqësojnë. Ky është rreziku i madh - sqaroi avokati Petër Sllavov. - Tashmë mund të flasim për krizë në menaxhimin e shtetit, sepse, duke lexuar mes rreshtave të asaj që tha Prokurori i Përgjithshëm, bëhet e qartë se si është inkuadruar jo vetëm sistemi gjyqësor, por edhe çfarë “marrëdhëniesh informale” mbahen mes pushteti ekzekutiv, gjyqësori dhe prokurorisë. Ndarja e pushteteve, e shpallur në Kushtetutë si një nga parimet bazë në shtetin e së drejtës, jo vetëm që neglizhohet, por edhe nëpërkëmbet.”
Ivan Geshev nuk ka të ardhme në krye të Prokurorisë, është kategorik avokati Nikollaj Haxhigenov, i cili ishte një nga aktivistët gjatë protestave masive kundër qeverisë dhe kryeprokurorit në verën e vitit 2020:
“Prokuroria duhet të shfuqizohet në formën e saj aktuale, e njëjta gjë vlen edhe për Shërbimin Hetimor Kombëtar pranë Prokurorisë, për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për shërbimet speciale. Të gjitha këto institucione duhet të riorganizohen.”
Një nga arsyet kryesore për situatën në të gjithë gjyqësorin është centralizimi i rreptë në prokurori - vuri në dukje avokati Dimitër Markov nga programi juridik i Qendrës për Studimin e Demokracisë. Heqja e këtij centralizimi është një faktor kyç për reformimin e sistemit”, thekson juristi.
“Jemi dëshmitarë se si partitë politike vazhdojnë të konkurrojnë se kush është një luftëtar më i vërtetë për reformën në drejtësi dhe për dorëheqjen e Geshev, por është koha për të hyrë në disa specifika”, komentoi rastin edhe politologu Hristo Pançugov.
“Tani është koha të fillojë paraqitja e projektligjeve në Kuvendin Popullor, të krijohen komisionet dhe rreth kësaj të zhvillohen bisedimet për të ardhmen e sistemit gjyqësor. Kjo është e vetmja mundësi për ndryshim politik në Bullgari.”
Ndërkaq, pak orë pas konferencës për media të prokurorit të përgjithshëm, një të tillë e dha edhe njëri nga zëvendësit e tij, Borisllav Sarafov. Në të, ai zbuloi shkelje flagrante nga Geshev si kryeprokuror, si dhe informacione për shfrytëzimin e pasurisë së prokurorisë për qëllime personale.
Avokati Minço Spasov vuri në dukje se një nga mesazhet e fjalimit të Geshevit ndoshta është se roli i tij si kryeprokuror është i pamjaftueshëm dhe ai tashmë po shikon terrenin politik, nga ku, sipas tij, duhet të hidhet “plehra politike”.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..