Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev doli në një konferencë për shtyp, të thirrur prej tij, me dorëheqjen e tij në dorë dhe një stilolaps, pas së cilës ai e grisi dorëheqjen.
“Duke ardhur nga SHBA, më ftuan të jepja dorëheqjen deri në orën 10.00. Familja ime u përmend dhe se nëse nuk e bëja atë, dikush do të shtypte butonin enter me disa gjëra, video. Dhe prandaj më mirë të tregoj maturi, sepse jeta po vazhdon”, tha Geshev. Ai nuk pranoi të zbulojë se kush e ka kërkuar ta bëjë këtë.
Duke komentuar dorëheqjen e kërkuar, Ivan Geshev deklaroi në një monolog 40-minutësh:
"Për herë të parë filluan procese për terrorizmin, për ndikimin e keq rus. Ndërsa ish-kryeministrat i dhanë një këlyshë Putinit. Bëhet fjalë për procese kundër oligarkëve, disa prej të cilëve fshihen në Serbi, Dubai dhe në vende të tjera. Prokuroria u sulmua pa mëshirë nga mafia politike, oligarkët, kriminelët dhe të gjithë ata që duan të vazhdojnë të vjedhin, unë nuk e dua këtë, shpresoj që sot të jetë fillimi i fundit të këtij modeli oligarkik.
Gjithçka filloi muaj më parë, kur mora një mesazh, më thanë se ishte nga Bojko Borisov, për t'u bërë ambasador në Izrael apo në Turqi dhe ndoshta për të pasur një karrierë politike, ndoshta në partinë e tij. Nuk e mora seriozisht. Përveç kësaj, në Ukrainë thashë se nëse Putini vjen në Bullgari, ne do të përmbushim detyrimet tona ndërkombëtare dhe do ta dorëzojmë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Nuk e di nëse ka ndonjë lidhje”.
Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, sulmi i 1 majit kundër tij ka qenë një atentat i synuar.
"Unë e nënvlerësova atë që ndodhi në ditët në vijim - një sulm i shëmtuar mediatik kundër meje personalisht dhe kundër Prokurorisë. Kjo ka vite që po ndodh nga i ashtuquajturi komunitet demokratik. E dini kush janë ata", tha Geshev dhe bëri thirrje: “Politika duhet të largohet nga pushteti gjyqësor”.
Geshev këmbënguli për dorëheqjen e zëvendësit të tij dhe kreut të Shërbimit Hetimor Kombëtar, Borisllav Sarafov, i cili kërkoi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ta shkarkojë Prokurorin e Përgjithshëm. Nëse Sarafov nuk e bën këtë, Prokurori i Përgjithshëm do t'i dërgojë Këshillit të Lartë Gjyqësor një sinjal për shkarkimin e Sarafovit.
Kujtojmë se kandidatja për kryeministre e forcës së parë politike në parlament, Maria Gabriel, bëri të ditur se një nga detyrat kryesore të kabinetit të mundshëm nën drejtimin e saj do të jetë kërkesa për dorëheqjen e Prokurorit nr. 1 në Bullgari. Largimi i Ivan Geshevit ishte gjithashtu në qendër të protestave masive të bullgarëve brenda dhe jashtë vendit që nga vera e vitit 2020, para serisë së zgjedhjeve parlamentare që çuan në thellimin e krizës politike në Bullgari.
Shikoni akoma:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..