GERB do t'ia kthejë presidentit mandatin e plotësuar për formimin e qeverisë dhe emrat e ministrave do të bëhen të qartë të hënën, tha për BNT deputetja nga GERB Denica Saçeva. Sipas saj, partia aktualisht është duke negociuar me të gjitha forcat parlamentare, përveç BSP-së, e cila ka njoftuar se nuk do ta mbështesë projektin e kabinetit.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Kirill Petkov komentoi se mundësia e vetme për të mos shkuar në zgjedhje së shpejti është formimi i qeverisë me mandatin e dytë.
"Konfigurimi në parlament nuk mund të formojë një qeveri efektive, prandaj zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja", deklaroi kreu i "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov.
Kryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Mustafa Karadajë bëri thirrje për dialog dhe shtoi se partia e tij do ta marrë seriozisht propozimin për një qeveri eksperte të kandidates për kryeministre Maria Gabriel.
Forca më e vogël politike "Ka një popull të tillë" (ITN) do ta mbështesë projekt-kabinetin e GERB-it, sepse nëse nuk votohet buxheti i ri, shteti do të pushojë së funksionuari, paralajmëroi lideri i saj Sllavi Trifonov.Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..