Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radiot publike të Bullgarisë dhe Rumanisë po thellojnë bashkëpunimin e tyre

Razvan Joan Dinka dhe Milen Mitev
Foto: ebu.ch

Radiot publike të Bullgarisë dhe Rumanisë po thellojnë bashkëpunimin e tyre. Drejtorët Razvan Joan Dinka dhe Milen Mitev do të nënshkruajnë një marrëveshje në Sofje, e cila parashikon që për një periudhë dy vjeçare të dy palët të shkëmbejnë informacione aktuale dhe programe radiofonike pa pagesë. Dokumenti rregullon bashkëpunimin në krijimin e programeve të përbashkëta radiofonike për njohjen më të mirë të ndërsjellë të auditorit në të dy vendet. Dëgjuesit e radios në të dy anët e Danubit do të kenë gjithashtu mundësinë të dëgjojnë regjistrimet arkivore që lidhen me historinë dhe kulturën e palës tjetër ose marrëdhëniet dypalëshe. Marrëveshja parashikon gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të profesionistëve.

Thellimi i marrëdhënieve dypalëshe u arrit në mars, gjatë vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, në Bukuresht.

Radio Rumania dhe Radioja Kombëtare Bullgare janë partnerë shumëvjeçar, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në një sërë organizatash ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian i Radios dhe Televizionit (EBU). Është një fakt interesant që Radio Romania Internacional transmetonte programe në bullgarisht në periudhën e viteve 1946-1949 dhe 1995-2004. Radioja Kombëtare Bullgare, nga ana e saj, zgjeroi programet e saj në gjuhë të huaj, duke hapur në vitin 2022 një faqe interneti në rumanisht. Kështu, ngjarjet aktuale të jetës shoqërore-politike në vendin tonë, kultura dhe historia e Bullgarisë arrijnë më lehtë te auditori rumanisht-folës.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD