Në Kuvend u zhvillua takimi mes liderëve të GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Dy orë kanë zgjatur bisedimet mes kandidates për kryeministre nga GERB Maria Gabriel, liderit të GERB-it Bojko Borisov dhe përfaqësuesve të Bashkimit të Forcave Demokratike (SDS), PP dhe DB. Pas përfundimit të takimit, pjesëmarrësit refuzuan çdo koment për mediat. Takimi u zhvillua në sfondin e mbështetjes tashmë të marrë nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) për kabinetin e ekspertëve të Maria Gabriel.
Numri i përgjithshëm i deputetëve të GERB-SDS, DPS dhe ITN në Asamblenë Kombëtare është 116, që është 5 vota më pak se shumica e kërkuar në parlamentin prej 240 anëtarësh.
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..