Vendimi për një qeveri me rotacion, i marrë nga dy formacionet GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), mashtroi afro 1.2 milionë votues bullgarë, ata janë të mirëpritur për ne. Kështu, kreu i forcës së tretë politike “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, komentoi marrëveshjen për një kabinet të mundshëm të ardhshëm dhe e quajti atë “amerikan”.
Kostadinov parashikon se një kabinet i tillë vështirë se do të jetë afatgjatë, por më e keqja është se ai diktohet nga jashtë dhe nuk mbron interesat bullgare.
Kostadinov paralajmëroi se ka shumë institucione në të cilat u ka skaduar mandati dhe qëllimi i marrëveshjes është që të shpërndahen poste ndërmjet dy forcave të para politike, të vendosen disa njerëz në pozita të caktuara" që do të pengojnë punën e një administrate të mundshme të ardhshme të "Vëzrazhdane" ".
Sipas Kostadinovit, pas tradhtisë së dy koalicioneve në fjalë, votuesit e tyre shumë shpejt do të riorientohen dhe janë të mirëpritur në “Vëzrazhdane”.PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..