I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës Amerikane për Angazhim Global, James Rubin, do të vizitojë Bullgarinë gjatë javës, njoftoi Departamenti i Shtetit. Misioni i Rubinit në Sofje është "të forcojë mbështetjen për iniciativat për të luftuar dezinformimin." Pas Bullgarisë, Rubin do të shkojë në Bruksel, thuhet në mesazh. Diplomati amerikan ndodhet tashmë në Evropë dhe merr pjesë në forumin GLOBSEC 2023 në kryeqytetin sllovak Bratislavë.
Dezinformimi dhe ndërhyrja e Kremlinit në punët e brendshme të vendeve të Evropës Lindore është një problem i madh. Të gjitha forcat pro-evropiane kanë detyrimin ta ndalin këtë proces dhe t'u garantojnë qytetarëve tanë një jetë evropiane, me institucione të forta dhe funksionale. Vetëm së bashku kemi një shans kundër këtyre forcave shkatërruese. Këto ishin disa nga temat e takimeve të mia me liderët evropianë në konferencë, ka shkruar në Facebook bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, i cili merr pjesë në forumin në Bratislavë.Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të Ushtrisë Bullgare në Sofje me rastin e Epifanisë , presidenti Rumen Radev njoftoi se parlamenti duhet..
Për të katërtin vit radhazi, platforma e shkrim-leximit dhe drejtshkrimit "Si shkruhet" është në kërkim të fjalës që përshkruan më së miri 365 ditët e fundit të 2024-ës. "Të gjithë mund të japin sugjerimet e tyre, edhe nëse përsëriten - shkruajini ato,"..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat të GERB për kryeministër, njoftoi GERB. "Nuk është arritur një marrëveshje me "DB" për përbërjen e..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..