I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës Amerikane për Angazhim Global, James Rubin, do të vizitojë Bullgarinë gjatë javës, njoftoi Departamenti i Shtetit. Misioni i Rubinit në Sofje është "të forcojë mbështetjen për iniciativat për të luftuar dezinformimin." Pas Bullgarisë, Rubin do të shkojë në Bruksel, thuhet në mesazh. Diplomati amerikan ndodhet tashmë në Evropë dhe merr pjesë në forumin GLOBSEC 2023 në kryeqytetin sllovak Bratislavë.
Dezinformimi dhe ndërhyrja e Kremlinit në punët e brendshme të vendeve të Evropës Lindore është një problem i madh. Të gjitha forcat pro-evropiane kanë detyrimin ta ndalin këtë proces dhe t'u garantojnë qytetarëve tanë një jetë evropiane, me institucione të forta dhe funksionale. Vetëm së bashku kemi një shans kundër këtyre forcave shkatërruese. Këto ishin disa nga temat e takimeve të mia me liderët evropianë në konferencë, ka shkruar në Facebook bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, i cili merr pjesë në forumin në Bratislavë.Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës, Maestro Najden Todorov , tha se numri i stafit në Fondin Kombëtar të Kulturës është 11 persona. Ata duhet të ndajnë miliona euro për kulturën sipas Planit të..
Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të..
Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuara prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin..
228 zjarre janë shuar në vend në 24 orët e fundit, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Zjarrit dhe e Mbrojtjes së Popullsisë. Janë 181..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) kërkoi takim me presidentin Rumen Radev për të diskutuar krizën politike dhe mundësitë..
Presidenti Rumen Radev do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB),..