Nëse votimi i buxhetit të shtetit zvarritet, mësuesit do të hyjnë në grevë pasi nuk mund të marrin rritjen e kontraktuar të pagave të tyre nga 1 janari i këtij viti, tha për BNT kryetarja e Sindikatës së Mësuesve Bullgar, Janka Takeva. Ajo shpjegoi se në shkollat e mesme ka mungesë të mësuesve në lëndët matematikë, informatikë, biologji, gjuhë të huaja. “Që të hyjnë mësuesit e rinj në klasa duhet të kenë një tjetër nxitje”, theksoi ajo. Prandaj sindikata propozon që paga fillestare për të sapombaruarit e arsimit të lartë të jetë 1900 leva (972 euro). Sipas Takevës, në të gjithë vendin nevojiten 5-6 mijë mësues. Aktualisht shumë pensionistë janë të punësuar për të lehtësuar mungesën e mësuesve.
Me një ceremoni në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, hapet sot edicioni i dhjetë jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë “Cinelibri”. Motoja e ngjarjes së këtij viti është “Poezia e pafund”. Forumi do të hapet me filmin..
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, do të diskutohet për situatën e përgjithshme, zhvillimet, kërcënimet dhe ndryshimet e reja në zonën Shengen. Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson së bashku..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në Sofje 10°. Vlerat do të jenë pak më të ulëta në lugina, ku dukshmëria paradite do të jetë e zvogëluar. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24 dhe 29°, në kryeqytet deri..
Një aurorë ndriçoi qiellin mbi Bullgarinë në orët e para të 11 tetorit, njoftoi Penço Markishki, një fizikan në Institutin e Astronomisë në Akademinë..
Bullgarët, si trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, të shpallur nga Papa Gjon Pali II si..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov dhe ambasadori i Japonisë në Bullgari Hisashi Miçigami diskutuan bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes..