“Dhe pas ëndrrës” është kënga e parë e Diços për vitin 2023. Është gjithçka që presim nga këngëtari me një zë prej kadifeje: një melodi magjepsëse, tekst i fortë, një video me ndikim dhe një interpretim mjeshtëror.
Diço e kompozoi muzikën, ndërsa për tekstin dhe aranzhimin e ndihmuan Zhana Zhivkova dhe Ivan Jordanov - Çeri.
“Kjo nuk është në fakt një këngë, të cilën e krijova lehtë. Përkundrazi! - thotë Diço. – “Dhe pas ëndrrës” kërkonte shumë kohë dhe vëmendje, sepse i kushtohet diçkaje jashtëzakonisht të rëndësishme. Këndohet për atë nevojë sensuale për t’ia dëshmuar gruas së dashur - në çdo moment, në çdo minutë - se e duash atë, se ajo është e duhura, se është e vetmja...”
Mesazhi i këngës “Dhe pas ëndrrës” i bën përshtypje një prej çifteve më të bukur të kërcimit në Bullgari - kampionëve të shtetit në vallëzime latine Vasill Pavllov dhe Tanja Balltova, të cilët u përfshin si personazhe kryesore në video. Nën regjinë e Radostin Sëbev - Shosho, në një ritëm elegant, vallëzuesit tregojnë historinë e një dashurie të stuhishme. Muzika, teksti dhe vizioni tregojnë se si nëse ndjenjat janë mjaft të forta dhe reale, ato do të ndërtohen përsëri nga copat e thyera të dashurisë.
Përgatiti në shqip: Svetllan Dimitrova
Kori popullor i grave "Zërat bullgarë - Engjëjt" nis sot, 21 shtator, një turne evropian. Koncerti i parë është sonte në Hoofdorp të Holandës, në orën 20:15 me orën lokale. Pas kësaj do të ketë koncerte në Heerlen më 22 shtator, në Herford më 23..
Shoqëria bullgaro-kanadeze në Kolumbinë Britanike organizon festivalin bullgar të qëndisjes "Kanatica". Edicioni i parë i forumit do të zhvillohet nga 22 deri më 24 shtator në Vankuver të Kanadasë. Festivali mban emrin e një lloji të qëndisjes..
Në harmoni me vjeshtën që po afron, në rubrikën “Kënga e ditës” do të dëgjojmë “Shiu funk” – kënga e tretë origjinale e grupit pop-swing Wet Pebbles. Ajo u regjistrua në Radion Kombëtare Bullgare si çmim për debutimin e grupit me këngën e tyre “Magjia..