Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për një orë pune bullgari krijon PBB me vlerë 27,8 leva

Foto: arkiv

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për një punonjës në tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 0.3% krahasuar me tremujorin e parë të 2022, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Për të njëjtin tremujor, rritje e dobët vërehet tek të punësuarit në sektorin e shërbimeve (60.8% në 2023 kundrejt 60.2% në 2022), dhe një rënie e lehtë në industri (25.6% kundrejt 25.7%) dhe në sektorin e bujqësisë (13.6% kundrejt 14.1%).

Çdo punonjës krijon mesatarisht PBB me vlerë 27.8 leva / 14.21 euro/ për një orë pune. Të dhënat tregojnë gjithashtu se produktiviteti i punës është më i ulëti në sektorin e bujqësisë - 6.3 leva /3.22 euro/ vlerë e shtuar bruto për një orë pune.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...

botuar më 24-05-26 7.10.PD

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD