Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllaja e Shumenit dhe bota enigmatike e orkideve

Foto: BGNES

Nëse ecni nëpër Pllajën e Shumenit në pranverë dhe verë, do të hasni livadhe tepër të bukura të mbushura me lule dhe barishte të egra. Pllaja ndodhet në territorin e Parkut Natyror me të njëjtin emër, i cili ruan mbi 250 lloje bimore. Ndër to spikasin orkide të egra, një nga lulet më të bukura të florës bullgare. “Pllaja e Shumenit ka një nga popullatat më të mëdha të kësaj specie në vend. Deri më tani kemi përshkruar rreth 2 mijë ekzemplarë”, thotë Prof. Dimço Zahariev në një intervistë me Denica Koleva nga BNR-Shumen, dhe shton:

“Praktikisht, orkidetë ndihen mjaft mirë në pllajën tonë, e cila karakterizohet nga terreni karstik, kombinimi i mirë i bimësisë së pemëve, shkurreve dhe barit. Orkidetë zakonisht pëlqejnë të jenë afër pemëve dhe shkurreve për t’i mbrojtur nga erërat e forta. Pra, një model i tillë kaq i larmishëm i bimësisë është jashtëzakonisht i dobishëm për ta. Dielli plus hije është kombinimi ideal për shumë nga speciet tona.”


Lulëzimi i orkideve këtu fillon nga mesi i prillit dhe vazhdon deri në fillim të gushtit. Orkidetë mund të shihen pranë shtigjeve të shënuara nga drejtoria e Parkut Natyror të “Pllajës së Shumenit”, dhe janë relativisht të lehta për t’u zbuluar. Por mos prisni të shihni orkide të mëdha të ngjashme me ato që shiten në dyqanet e luleve. Këto specie janë tropikale dhe jetojnë në degët e pemëve, ndonjëherë dhjetëra metra mbi tokë. Orkidetë e Pllajës së Shumenit janë më të vogla:

Nga gjithsej 71 lloje në Bullgari, 20 lloje hasen në rrafshnaltën tonë dhe të gjitha janë dheu - thotë Prof. Zahariev. - Përjashtimi i vetëm është një specie, e cila është një orkide parazitare dhe quhet orkide fole shpendësh, sepse rrënjët e saj ngjajnë me folenë e një zogu dhe orkideja ushqehet me rrënjët e pemës, duke marrë fjalë për fjalë ujë dhe lëndë ushqyese prej andej. Të gjitha llojet tona të tjera janë të gjelbra. Ato kryejnë fotosinteza dhe sillen si bimë normale, përveç që farat e tyre kanë nevojë për një lloj të veçantë kërpudhash që të mbijnë.”

Duhet shumë kohë që lulet të shfaqen mbi sipërfaqen e tokës. Por pas kësaj, orkidetë jetojnë shumë vite, megjithëse ato nuk lulëzojnë çdo vit. “Nëse ndonjëherë do të gjeni një popullatë orkidesh në një livadh, vitin e ardhshëm mund të mos shihni asnjë kërcell të vetëm sepse ata thjesht vendosën të pushojnë”, thotë Prof. Zahariev. Prej tij mësojmë se ka orkide petlat e të cilave i ngjajnë një fytyre majmuni (Dracula simia), sepse dalloohet një fytyrë e ngjashme me atë të majmunit, duart, këmbët, madje edhe një kokë, me ngjashmëri me gëzofin në të. Interesante janë orkidetë që u ngjajnë grerëzave. Ato lulëzojnë më herët dhe i ngjajnë një blete me një pëllumb të vogël të vendosur sipër.

Aroma që lëshon, së bashku me përbërjen kimike të substancave, është e njëjtë me atë të bletëve femra. Bëhet fjalë për feromone dhe janë jashtëzakonisht simpatikë për homologët e tyre meshkuj, të cilët nuk qëndrojnë indiferentë. Bletët aty pranë nuhasin aromën, e ndjekin atë, arrijnë petlën, shohin ngjashmërinë dhe sipas tyre nuk ka dyshim se bëhet fjalë për një insekt femëror. Duke zbritur, ata do të zhgënjehen sepse nuk do të mund të kalojnë një kohë të këndshme me partnerin. Por lulja do të gëzohet, sepse kështu poleni i saj do të merret dhe lulja tjetër që mashtron insektin do t’i marrë. Kështu, bimët janë të kënaqura, insektet - jo plotësisht” - përfundon Prof. Dimço Zahariev.


Shikoni më shumë:

Përpilues: Veneta Nikollova sipas intervistës së Denica Koleva nga BNR-Shumen

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bansko, pistat e skive hapen akoma në Ditën e Shën Nikollës

Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..

botuar më 24-12-06 9.42.PD

Pistat në pushimoret malore Borovec, Bansko dhe Pamporovo janë të mbuluara me borë para sezonit të ri

Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..

botuar më 24-12-03 12.53.MD

Liqenet Çairski janë si një “superhero” për natyrën

Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..

botuar më 24-12-03 7.20.PD