Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezervati biosferik “Muri i kuq” – parajsa e orkideve

Foto: Архив
Rezervati biosferik “Muri i Kuq” (“Çervenata Stena”) gjendet në zemër të malit Rodope, mbi Manastirin e Baçkovos, afër qytetit Asenovgrad. Një shteg i markuar posaçërisht fillon nga manastiri, kalon përmes masiveve të gjelbra të Rodopeve, ku gjarpërojnë disa lumenj, më i madhi prej të cilëve është Çaja. Të gjithë ata formojnë grykë mali dhe ujëvara piktoreske. Pjesa e rezervatit, ku kalohet më vështirë, është shtrati i lumit Sushica, i rrethuar nga shpate të pjerrëta shkëmbore, të cilat arrijnë një lartësi prej 800 metrash. Lumi përdridhet në mes të rezervatit dhe formon një kanion të bukur. Ky është një prej rajoneve në Bullgari me më shumë shpella. Mbi lumin Slivov Doll ndodhet ujëvara më e lartë në Rodope, me emrin Slivodollsko Padallo (50 metra). Në rrjedhën e këtij lumi mund të shihen dhe shumë ujëvara të tjera të vogla. Rajoni është tërheqës edhe për afërsinë e vendeve të shenjta trake Belintash dhe Karaxhov Kamëk.

“Muri i kuq” është rezervati më i madh nga katër rezervatet biosferike në Rodope. Ai u shpall rezervat biosferik në vitin 1962, Në vitin 1977 UNESKO-ja vlerësoi rëndësinë e jashtëzakonshme të pasurisë së ruajtur atje prej llojesh të rralla bimore dhe kafshore, si dhe të fenomeneve piktoreske shkëmbore në rezervat dhe e përfshiu në programin e saj “Njeriu dhe biosfera”. Rezervati mban emrin e shkëmbit më të lartë të pingultë në Rodope. Në mbrëmje shkëmbi bëhet i kuq nën rrezet e diellit që perëndon. “Muri i kuq” është një rezervat tipik botanik, tha për Radio Bullgarinë Maria Mihajllova, eksperte e shumëllojshmërisë biologjike pranë Inspektoratit regjional për mjedisin dhe ujërat – Plovdiv:
“Në të ka mbi 645 lloje bimësh të larta, që është afro 18 për qind e florës së tërë Bullgarisë. Për nga shumëllojshmëria biologjike “Muri i kuq” është në vend të parë ndër rezervatet e këtij tipi të studiuara te ne. 38 prej llojeve bimore të rezervatit janë në Librin e Kuq të Bullgarisë, kurse 21 janë endemite për Gadishullin Ballkanik. Vetëm në rezervatin “Muri i kuq” mund të shihet orkideja më e bukur bullgare Cypripedium. Kjo orkide është jashtëzakonisht e bukur, me bojë të verdhë dhe të kuqe të errët. Ky është vendi më jugor në Evropë, ku haset ky lloj orkideje. Në rezervatin “Muri i kuq” mund të shihen dhe shumë lloje të tjera orkidesh. Nga afro 50 llojet e orkideve në Rodope, këtu hasen 27 llojе.”

Haberlea rhodopensisPrandaj rezervati është i njohur gjithashtu si “Parajsa e orkideve” te ne. Por mos përfytyroni orkidetë e mëdha të Zonës tropike. Orkidetë evropiane janë një lloj më i vogël dhe diskret, por nuk janë më pak të bukura. Në rezervat mund të shihen dhe shumë endemite të tjera të rralla, si tisi, Morina persica, e shumë të tjera. Këtu haset dhe një relikt bimor – Haberlea rhodopensis.
“Ky relikt bimor e ka prejardhjen e vet që në epokën e terciarit – një periudhë, e cila karakterizohet me klimë të ngrohtë dhe të lagët – tregon zonja Mihajllova. – Pas kësaj gjatë ftohjes së klimës areali i bimës u kufizua. Aktuallisht ky lloj bimor haset në rajonet me klimë të ngrohtë dhe të lagët. Haberlea rhodopensis ka një veti shumë interesante. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “anabiozë”, që do të thotë se në kushte të pafavorshme klimatike bima kufizon deri në minimum funksionet e saj jetike dhe kur të ketë kushte më të favorshme përsëri rimëkëmbet. Ky lloj është tipik për rezervatin “Muri i Kuq”.

Orkideja më e bukur bullgare Cypripedium

Në pjesët më të poshtme të rezervatit rriten kryesisht pyje prej pemësh bishtshkurtra, si për shembull prej lisi, shkoze etj. Më lart pyjet janë kryesisht prej lisi të zakonshëm, plepi etj., kurse në pjesët më të larta të rezervatit “Muri i Kuq” shpatet janë mbuluar me pemë halore përherë të gjelbra prej bredhi, pishe të bardhë etj.

Në pyjet e rezervatit hasen lloje të ndryshme kafshore. Lumenjtë janë plotë trofta malore, kurse në disa prej tyre, si në Sushica për shembull, haset vidra. Në rajon ka gjithashtu arinj, ujq, drerë, dhi të egra. Këtu është një parajsë e vërtetë për shpendët grabitqarë të ditës dhe të natës.

“Këtu hasen 63 lloje shpendësh, 17 prej të cilave janë përfshirë në “Librin e Kuq të Bullgarisë” – shpjegon Maria Mihajllova. – Interes të madh shkaktojnë shpendët grabitqarë të ditës, por ka dhe shumë lloje shpendësh jashtë familjes së shpendëve grabitqarë. Këtu hasen gjithashtu lloje të ndryshme zvarranikësh. Disa prej tyre janë karakteristike për Mesdheun.”

Rezervati ka një regjim shumë të rreptë. Ai mund të vizitohet vetëm nëpërmjet pesë shtigjesh turistike. Dalja nga tyre është e ndaluar. Në vitin 2012 Inspektorati regjional për mjedisin dhe ujërat – Plovdiv filloi zbatimin e një projekti të financuar nga Programi operativ “Mjedisi rrethues” për ruajtjen dhe administrimin e qëndrueshëm të rezervatit “Muri i Kuq” dhe për mirëmbajtjen e akoma një rezervati. Projekti është me vlerë rreth 390 mijë euro dhe parashikon përpunimin e një plani për administrimin e rezervatit, rimëkëmbjen dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe rritjen e angazhimit të shoqërisë me ruajtjen dhe popullarizimin e territorit të mbrojtur. Në kuadrin e projektit do të bëhet dhe inventarizim i ri i shumëllojshmërisë biologjike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Inspektoratit regjional për mjedisin dhe ujërat – Plovdiv

По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Nisma “Krishtlindjet Bullgare” mbledh fonde për pajisje të teknologjisë së lartë për trajtimin e fëmijëve

Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..

botuar më 24-12-24 2.48.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD