Me 16 vota “Pro” dhe 4 “Kundër”, Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev, në mungesë të tij. Deri në këtë çështje të paprecedentë për vendin tonë u arrit pas debatit dhe seancave të dëshmitarëve në dy seanca, njëra prej të cilave të enjten e kaluar zgjati 14 orë.
Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet të konfirmohet me dekret të Kreut të Shtetit, por nuk ka asnjë afat të përmendur shprehimisht në të cilin ai duhet të nënshkruhet. Prandaj, të gjithë sytë tani janë te Rumen Radev. Ndërkaq, Ivan Geshev paraqiti para Gjykatës Kushtetuese dy pyetje lidhur me legjitimitetin e përbërjes aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilit i ka skaduar mandati për 9 muaj, si dhe me mundësinë e shkarkimit të tij me më pak vota.
A është e nevojshme që Presidenti të presë vendimet për pyetjet e Geshevit ndaj Gjykatës Kushtetuese, apo nëse e nënshkruan dekretin menjëherë, a ka mundësi që ai të sulmohet, edhe sepse vendimi për lirimin e Geshevit është marrë në mungesë të tij, gjë që bie ndesh me një nen të Kushtetutës lidhur me të drejtën e mbrojtjes së tij?
“Nuk bie ndesh me një nen të Kushtetutës, pasi në ligj ka një maksimë që thotë se askush nuk mund të nxjerrë të drejta nga sjellja e tij e paligjshme – shpjegoi për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) Emanuill Jordanov, ish-ministër i punëve të brendshme. - Nëse Geshev ka vendosur të shkojë në institucionet evropiane, ku mund të "goditë" Bojko Borisovin, kjo është zgjedhje e tij personale (Prokurori i Përgjithshëm është në Strasburg për një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian - shënim red.). Në vend të tij mund të kishte shkuar ndonjë nga zëvendësit e tij. A mendoni se në gjykatë mund të ngrihet një i pandehur dhe të thotë “Nuk më intereson çështja juaj, kam një biletë treni”? Ky është një qëndrim joserioz ndaj çështjes dhe nuk mendoj se duhet toleruar.”
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese po vepron ngadalë në garën mes këtyre dy procedurave dhe vonesa mund të rezultojë të jetë çelësi për zgjidhjen e enigmës - komentoi për televizionin bTV ligjëruesja e së drejtës kushtetuese, docentja Natalija Kisellova.
Përpjekje për largimin e Prokurorit të Përgjithshëm nga detyra u bënë disa herë radhazi nga ministra të drejtësisë si nga qeveria e rregullt, ashtu edhe nga ajo e përkohshme. Sa i përket zgjidhjes së fabulës – nxjerrjes së dekretit presidencial për përfundimin e mandatit shtatëvjeçar, Doc. Kisellova parashikon:
“Mendoj se kjo do të ndodhë në fund të kësaj jave, ose në fillim të javës së ardhshme. Të gjitha bisedat që pamë treguan një gjë - cilësia e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për fat të keq, nuk korrespondon me kostot e dyfishuara për drejtësinë në Bullgari në vitet e fundit."
"Karriera e Ivan Geshev si Prokuror i Përgjithshëm nuk duhet të kishte filluar fare," tha avokati Velislav Veliçkov për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Sipas tij, me aktin e tyre të djeshëm, “anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë pranuar se nuk e kanë vlerësuar drejt integritetin moral dhe kompetencën profesionale të Prokurorit të Përgjithshëm akoma gjatë zgjedhjes së tij.”
Si pjesë e organizatës joqeveritare "Drejtësia për të gjithë", avokati Veliçkov është ndër organizatorët e një numri protestash kundër "emërimit faktik të Ivan Geshevit si Prokuror i Përgjithshëm, i propozuar nga paraardhësi i tij - Sotir Cacarov":
“Tre vjet e gjysmë më vonë, të gjitha argumentet tona dolën të qëndrueshme dhe u konfirmuan nga ata që e zgjodhën atë”, komentoi Veliçkov. - Kjo është ironia më e madhe e fatit dhe karriera e zotit Geshev kërcënon drejtësinë bullgare. Ai vepron në mënyrë selektive, ka qenë joefektiv si Prokuror i Përgjithshëm dhe prej kohësh ka kërcënuar pavarësinë e gjykatës me deklaratat dhe veprimet e tij politike në Këshillin e Lartë Gjyqësor.”
Vëzhguesit po shohin në deklaratat dhe veprimet e Ivan Geshevit në javët e fundit një përpjekje për të legjitimuar veten në hapësirën politike. Sociologu Përvan Simeonov sheh një të ardhme politike para Prokurorit të Përgjithshëm. Në një intervistë për BNR, drejtori i agjencisë Gallup komentoi se kjo është një nga shanset që Geshev të vazhdojë të flasë. Sipas tij, Geshev gjeti një segment politik shumë preciz - midis qeverisë ekstreme euroatlantike dhe opozitës radikale rusofile në formën e partisë parlamentare "Vëzrazhdane". Megjithatë, situata aktuale është një mësim për liberalët properëndimorë në vend – se nuk ka zgjidhje të shpejta, theksoi Përvan Simeonov:
"Geshev është i vendosur të bëjë ç'të mundet. Ai i befasoi disi ata që supozohej të ishin pas tij dhe në një moment e braktisën. /.../ Në Bullgari legjitimuesit që thonë nëse je i mirë apo i keq janë liberalët properëndimorë. Geshev është njeriu që mund të nxjerrë shumë rrethana. Beteja për interpretime do të kalojë përsëri përmes kësaj - ky është hapi i parë i reformës në drejtësi, Borisov nuk është perfekt, por Radev është nga Kremlini. - Të gjitha këto gjëra e shpjegojnë shumë lehtë botën dhe ne i kemi parë. Nëse Radev nuk e nënshkruan dekretin, sigurisht që do të shikojmë parashikimin e motit - kur do të jetë më e përshtatshme për zhanrin tipik të Sofjes të protestës verore."
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA, BGNES
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..