Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e Jashtme Maria Gabriel po viziton Brukselin

Maria Gabriel
Foto: Komisioni Evropian

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel është për një vizitë pune në Bruksel më 19 dhe 20 qershor, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Në selinë e Evropës së Bashkuar, Maria Gabriel do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell. Janë planifikuar takime edhe me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, dhe me Komisionerin Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.

Ministrja e Jashtme Maria Gabriel do të diskutojë zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen dhe në Eurozonë, si dhe tema aktuale në agjendën evropiane.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ichak Hercog dhe Rumen Radev

Presidentët Rumen Radev dhe Ichak Hercog diskutuan çështje humanitare

Kreu i shtetit Rumen Radev bisedoi në telefon me presidentin e Izraelit, Ichak Hercog, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. U diskutuan aspekte të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, mundësitë për deeskalim të konfliktit ushtarak në rajon,..

botuar më 24-08-20 8.36.PD

Parashikimi i motit për 20 gushtin 2024

Të martën edhe para mesditës do të ketë reshje shiu dhe bubullima në pjesën më të madhe të Bullgarisë Perëndimore, ndërsa pasdite edhe në Bullgarinë Qendrore. Mund të ketë breshër dhe erëra të forta. Në lindje do të jetë me diell. Temperaturat..

botuar më 24-08-19 7.15.MD
Vlladimir Malinov

Bullgaria mund të dërgojë karburantin e saj bërthamor të harxhuar në Finlandë

Bullgaria po shqyrton mundësinë e groposjes së karburantit bërthamor të shpenzuar nga Centrali Atomik Elektrik  “Kozlloduj” në Finlandë. Këtë e tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov, në një seancë dëgjimore në Kuvendin Popullor..

botuar më 24-08-19 4.34.MD