Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel është për një vizitë pune në Bruksel më 19 dhe 20 qershor, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Në selinë e Evropës së Bashkuar, Maria Gabriel do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell. Janë planifikuar takime edhe me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, dhe me Komisionerin Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.
Ministrja e Jashtme Maria Gabriel do të diskutojë zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen dhe në Eurozonë, si dhe tema aktuale në agjendën evropiane.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..