Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 20 qershorin

Mot me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, reshje të shkurtra shiu në rajonet lindore

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Mbi Bullgarinë Lindore do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave. Ditën e martë në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës në zonat malore me rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në zonat e izoluara malore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Në vendet mbi Bullgarinë Lindore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në zonat lindore erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 26°.

Mbi Detin e Zi do të kemi mot me diell me vranësira të përkohshme, me reshje shiu afatshkurtër me bubullima vende-vende. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale: 24°-26°. Temperatura e ujit të detit është 22°-23°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë kryesisht mesatare nga drejtimi veri-veriperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 20°, në 2000 metra - rreth 12°.

Në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik do të mbajë mot me diell. Në zonat lindore të gadishullit gjatë orëve të pasdites do të ketë rritje të vranësirave, ku vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe stuhi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zjarri në malin Rilla po vazhdon

Prej një jave zjarrfikës, ushtarakë, zyrtarë pyjorë, ekipe të Parkut Kombëtar “Rilla” dhe vullnetarë po luftojnë me zjarrin nën majën Çerni Vrëh, në malin Rilla, në 2300 metra mbi nivelin e detit. Për shkak të erës së fortë ditën e djeshme, flakët..

botuar më 24-08-28 11.24.PD

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD