Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Mbi Bullgarinë Lindore do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave. Ditën e martë në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës në zonat malore me rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në zonat e izoluara malore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Në vendet mbi Bullgarinë Lindore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në zonat lindore erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 26°.
Mbi Detin e Zi do të kemi mot me diell me vranësira të përkohshme, me reshje shiu afatshkurtër me bubullima vende-vende. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale: 24°-26°. Temperatura e ujit të detit është 22°-23°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë kryesisht mesatare nga drejtimi veri-veriperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 20°, në 2000 metra - rreth 12°.
Në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik do të mbajë mot me diell. Në zonat lindore të gadishullit gjatë orëve të pasdites do të ketë rritje të vranësirave, ku vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe stuhi.Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..