Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka të dhëna për ndotjen e bregdetit bullgar të Detit të Zi për shkak të digës së shpërthyer të „Kahovka“ në Ukrainë

Nëntitull: Mbetjet plastike dhe ato të ndërtimit janë të parat që ka mundësi të arrijnë në ujërat tona

Foto: BGNES

Shkatërrimi i murit të digës „Kahovka“ në Ukrainë shkaktoi një katastrofë mjedisore, shkalla e së cilës shkon përtej kufijve të vendit dhe do të ketë ndikim në vendet fqinje në shkallë të ndryshme.

Deri më tani nuk ka të dhëna për ndotje në ujërat bullgare të Detit të Zi, sipas buletinit ditor të ministrisë sonë të mjedisit. Megjithatë, departamenti ka rritur vigjilencën e tij duke vendosur tre poste të reja monitorimi në zonën bregdetare, përveç atyre ekzistuese në Durankullak, Shablla dhe Kaliakra.

Ujërat që janë derdhur në Gjirin e Odesës dhe kanë hyrë në shelfin veriperëndimor të Detit të Zi nuk kanë lëvizur ende aq sa duhet në jug për të shkaktuar ndotje, konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare ekologu detar nga Akademia Bullgare e Shkencave, Dr. Dimitër Berov. Falë parashikimeve të rrymave dhe erërave oqeanike dhe detare, shkencëtarët do të dinë saktësisht se kur këto masa ujore do të arrijnë përfundimisht në brigjet tona. Nëse kjo ndodh, përqendrimet e kimikateve dhe ndotësve të tjerë do të jenë shumë më të ulëta se ato që do të krijonin një rrezik serioz për shëndetin ose do të kishin një efekt toksik, beson specialisti.

“Ekziston edhe një element tjetër i ndotjes dhe ai është mbeturinat lundruese – shton Dimitër Berov. Ato ndonjëherë lëvizin më shpejt, edhe për shkak të erës, kështu që ne mund të supozojmë se fillimisht do t'i shohim ato. Bëhet fjalë për mbeturinat plastike të përdorimit të përditshëm, nga bujqësia, si dhe materiale të tjera ndërtimi, sepse në zonën e lumit Dnieper janë shkatërruar shumë objekte. Mund të duhen disa javë që mbeturina të tilla lundruese të arrijnë në bregun tonë.

Dr. Dimitër Berov

A vlen kjo edhe për salmonelën dhe patogjenët që gjenden në ujin e detit pranë Odesës dhe që shkaktojnë infeksione në zorrë?

Nuk e di nëse mund të presim që patogjenë të tillë në ujë të arrijnë deri në bregdetin bullgar – në fund të fundit, bëhet fjalë për një distancë prej mbi 400 km – përgjigjet shkencëtari. - E mira, nëse vërtet ka ndonjë gjë të mirë në të gjithë këtë situatë, është se patogjenët dhe lëndët organike të hedhura nga lumi Dnieper shpërbëhen nga mikroorganizmat detarë. Përveç kësaj, ka fitoplankton që konsumon ndotësit. Unë parashikoj që këta patogjenë do të mbeten një problem i lokalizuar në rajonin e Gjirit të Odesës.“

Përveç shpresës në funksionet natyrore të vetëpastrimit të ekosistemeve detare për zbulimin, kapjen dhe degradimin e këtyre substancave të dëmshme, është me shumë rëndësi që shkencëtarët dhe institucionet përgjegjëse të monitorojnë vazhdimisht ndotësit në aspektet e tyre të ndryshme. Është e nevojshme vazhdimi i programit të monitorimit përgjatë bregdetit, si dhe ndjekja e asaj që po ndodh në det të hapur, beson Dimitër Berov.

Me urdhërin tim kemi një qendër koordinimi të krijuar posaçërisht për rastin “Kahovka“ - theksoi për këtë rast ministri i ekologjisë Julian Popov. - Të gjitha institucionet e ndërlidhura janë duke punuar, jam në kontakt edhe me qeveritë e Rumanisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Janë përpunuar modele me të cilat jo vetëm monitorojmë situatën aktuale, por edhe atë që ka gjasa të ndodhë në ditët në vijim. Natyrisht, mostrat e ujit merren, por nuk mjaftojnë, ndaj bëhen vëzhgime satelitore. Për momentin nuk ka asnjë shqetësim për sezonin turistik veror.

Me rastin e informacionit që u shfaq për pyetje nga operatorë turistikë të huaj në lidhje me cilësinë e ujit në bregun bullgar të Detit të Zi; rreth shqetësimeve të aktivistëve mjedisorë se ndotja mund të çojë në lulëzim të tepruar të algave dhe ta bëjë detin jo tërheqës për larje; për koncesionarët që po krijojnë panik për të kërkuar lehtësimin e tarifave, Dimitër Berov këshillon:

“Gjëja më e rëndësishme është të merren vendime bazuar në kërkime shkencore dhe fakte të verifikuara”. Sipas tij, thashethemet dhe lajmet e rreme qarkullojnë vazhdimisht në internet, ndaj është mirë që si pushuesit, ashtu edhe ata të punësuar në sektorin e turizmit të marrin informacion nga burime të besueshme - institucionet që merren me kërkimin e Detit të Zi.

Autore: Diana Cankova (bazuar në intervistat e Veselina Millanovës, BNR- "Horizont" dhe Asja Çaneva, BNR- "Hristo Botev")

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES, EPA/BGNES, Asja Çaneva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD