Kultivimi i kulturave vajore është një aktivitet tradicional për Bullgarinë, i cili ka dimensione të rëndësishme sociale, ekonomike dhe kulturore. Për këtë arsye vendi ynë insiston në ruajtjen e mënyrës aktuale për klasifikimin e tyre, tha ministri i bujqësisë Kirill Vëtev në në një mbledhje me kolegët e tij të BE-së në Luksemburg. Qëndrimi i tij u mbështet nga Franca, Portugalia, Spanja, Sllovakia, Sllovenia, Italia dhe Hungaria. Vëtev theksoi se duhet të vazhdojë kultivimi tradicional i kulturave vajore dhe të ruhen të ardhurat e të punësuarve në këtë sektor. Ai tha gjithashtu se prodhimi i vajrave eterike emblematike vlerësohet shumë nga konsumatorët në BE dhe vendet e treta.
Holanda dëshiron që vaji bullgar i trëndafilit të konsiderohet një produkt i rrezikshëm për shkak të një përbërësi të rrezikshëm që përmban. Kësaj deklarate ministri bullgar u përgjigj se “ka tradita shekullore dhe siguria e tyre është e vërtetuar nga përvoja empirike, gjë që u vërtetua edhe shkencërisht vitet e fundit. Trëndafili është një simbol i Bullgarisë. Çfarë do të ndodhë nëse Holandës i hiqet tulipani”, pyeti ministri. Për të nuk është serioze nëse një përbërës në vajin e trëndafilit është kancerogjen, që i gjithë produkti të shpallet i rrezikshëm, sepse gjithçka është “çështje përqendrimi, doza e bën helmin, doza e bën ilaçin”, theksoi Vëtev.
Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..
Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..
Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..