Për një vit tjetër, Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv mblodhi mjeshtrit – të ashtuquajturat "thesare të gjalla njerëzore", për të marrë pjesë në edicionin e 15-të të Javës së Artizanatit Tradicional. Në oborrin e muzeut është formuar një pazar i vërtetë punishtesh artizanale. Vizitorët mund të mësojnë hollësi interesante për zanate të tilla si thurje në tezgjah vertikal, punim qilimash prej leshi, punime me gjilpërë, pikturim mëndafshi etj. Deri të premten (30 qershor) do të ketë demonstrata nga gdhendësit e drurit, shportabërësit, farkëtarët, thikabërësit etj. Një kulm i veçantë i javës së këtij viti është artizanati i argjendarisë me materiale dhe teknika të ndryshme.
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..