Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbështetje e dobët për parlamentin dhe qeverinë

Foto: BTA

Vetëm 8% e bullgarëve e vlerësojnë pozitivisht veprimtarinë e Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor, 53% negativisht dhe 39% nuk ​​kanë mendim. Sa i përket qeverisë, miratimi për të është 20%, mosmiratimi - 37%, dhe 43% nuk ​​kanë mendim. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të “Alpha Research”, të kryer në periudhën 20-26 qershor 2023, me 1000 shtetas të rritur bullgarë, duke përdorur metodën e intervistës direkte të standardizuar me tableta.

Sipas hulumtimit, besimi tek kryeministri Nikollaj Denkov është 26%, mosbesimi 30% dhe 44% e të pyeturve janë neutralë. Pavarësisht mbështetjes së dobët për parlamentin dhe qeverinë, 48% janë të mendimit se formimi i një kabineti mes dy forcave kryesore politike nuk është ideal, por është alternativa më e mirë për vendin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti: Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..

botuar më 25-02-25 2.22.MD

Ministria e Jashtme: Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në

Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..

botuar më 25-02-24 11.15.PD
Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD