Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Kirill Petkov “Një vizitë e Vollodomir Zelenski do të ishte një njohje për Bullgarinë”

Foto: arkiv

Mendoj se zoti Zelenski është një lider botëror dhe nëse zgjedh Bullgarinë për vizitën e tij më 6 korrik, kjo do të jetë një njohje se Bullgaria ka rëndësi në plan ndërkombëtar dhe se ne jemi një partner i vlefëshëm i BE-së dhe NATO-së, që janë mbështetja themelore për Ukrainën.” Këtë Kirill Petkove tha para gazetarëve në lidhje me informacionin e rrjedhur në media për vizitën e ardhshme të presidentit ukrainas në Bullgari ditën e enjte.

Më herët gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Maria Gabriel as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi informacionin për vizitën e Zelenskit. “Nga qendra e shtypit e Këshillit të Ministrave do të merrni informacionin e nevojshëm kur të jetë i disponueshëm. Mos prisni asnjë koment tjetër nga unë”, u tha Gabriel gazetarëve. Sipas mediave bullgare, vizita e mundshme e presidentit ukrainas do të jetë me ftesë të qeverisë dhe jo të kolegut të tij bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarët këmbëngulin për kushte humane në strehimoret komunale

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë se qentë vuajnë në të ftohtë, të ngjeshur në kafaze të përbashkëta ku hanë veten për shkak të..

botuar më 24-12-23 12.08.MD

Një sezon i suksesshëm dimëror pritet në Pamporovo

Në Rodopet në dhjetor, kaq shumë borë nuk ka rënë në 10 vitet e fundit. Duke pasur parasysh kushtet e shkëlqyera të dimrit dhe reshjet e dendura të borës, ministri i turizmit Evtim Milloshev para BNT shprehu shpresën se sezoni do të jetë i fortë për..

botuar më 24-12-23 11.47.PD
Valeri Hajer

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye..

botuar më 24-12-23 8.38.PD